Speciale e Ora News - Buzëqesh Tiranë!
10/08/2017 - 20:43 Nga: Manjola Hasa

Artistët e vegjël të shkollës së arteve Sirea Film kanë gjetur një mënyrë të vecantë për të dhënë mesazhe dashurie për qytetarët dhe punonjësit në këto ditë të nxehta gushti. Ata kanë vizatuar “smile face” për ti shpërndarë ne media, institucione dhe qytetarëve me qëllim për ta bërë një qytet më të lumtur, ashtu sic duan ta shohin fëmijët. Kjo iniciativë vjen si bashkëpunim i Shkollës së Arteve Performuese Siera Film dhe Rtv Ora News.

“Një qytet nuk mund të jetë rastësisht i lumtur”-për ta bërë të tillë nuk mjafton një person i vetëm dhe as disa vite punë për të ndryshuar atë. Por, këta fëmijë treguan potencialin që për disa minuta të bënin të buzëqesh qyteti dhe njerëzit.

Janë fëmijë të grupmoshave 3-14 vjeç, që i janë bashkuar ekipit të Sirea Film, shkolla e arteve performuese e vetmja e hapur në Shqipëri. Ata janë fëmijë dhe e duan artin, po ashtu Leoard Bombaj që drejton këtë shkollë po mundohet t’ia kultivojë çdo ditë përmes aktiviteteve të ndryshme artistike, kulturore edhe gjatë verës; teksa qytetit duket më i qetë.

Në bashkëpunim me Ora News, fëmijët e Siera Film vizituan ambeientet e televizionit Ora News dhe Channel One. Në kureshtjen e tyre, nuk hezituan të pyesnin për kohën e themelimit, historinë dhe si punohet në një televizon, atë që ne e shohim në ekranin e vogël të shtëpisë.

Nuk kishin aspak ndrojtje të merrnin mikrofonin dhe të silleshin si gazetarë, edhe pse në fakt lajmet e para të improvizuara nga vetë ata ishin ato të kronikës së zezë, duke treguar edhe njëherë modelin negativ dhe gati të dhunshëm aktualiteti dhe prioriteti që i japin mediat.

Këtu jemi në transmetimin e Ora News, iu shpjeguam fëmijëve punën e rëndësishme që bëhet në këtë ambient, rëndësinë e komandave teknike që lidhet me atë çfarë transmetohet ose jo.

Ngjitemi në një tjetër ambient.

Po shkojmë drejt dhomës së lajmeve, në laboratorin e gazetarisë së një televizioni ku përgatiten çdo ditë dhjetra materiale kronika e dokumentare. Në këto ditë të nxehta gushti, asgjë nuk është e thjeshtë për gazetarët të cilët vijojnë të punojnë me përkushtim për të informuar publikun.

“Smile face” të bëra me aq përkushtim një ditë më parë, dhe përqafime për të thënë se sa të rëndëishsme janë mesazhet e dashurisë. Këto janë përpjekjet e fëmijëve që me fjalë dhe gjeste të vogla lumturojnë .

Edhe në këtë rast, ata po sillen si gazetarë të vërtetë, nisën të shkruajnë lajme dhe të diskutojnë për zhvillimet kryesore, edhe nga sporti.

Ata vizituan edhe Channel One.

Me impresionuese ishte studio e lajmeve te cilën e dominuan me zhurmën e tyre, kënaqësinë dhe kureshtjen e shtuar për punonjësit dhe sektorët e televizionit.

Dhe në fund të kësaj vizite, ndan impresionet e tyre.

Rrugëtimi i tyre vazhdoi për të bërë njerëzit e lumtur dhe qytetin të buzeqesh të paktën për disa minuata.

Fëmijët e shkollës së arteve performuese Sireafilm vizituan Bashkinë e Tiranës. Qëllim i tyre ishte që të dhuronin smile face punonjëve të këtij qyteti, atyre që punojnë me ide, projekte dhe punë fizike për Tiranën.

Ata nuk pyetën se ku e ka zyrën kryetari i Bashkisë, por u ndalën në cdo derë rastësore për të bërë një dhuratë të bukur punonjësve.

Këtu jemi në sallën ku merren vendimet më të rëndësishme të qytetit; në ambientet ku zhvillohet mbledhja e këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë rast nuk ishte e nevojshme të tregoje fuqinë e kartonëve, as të debatoje publikisht; kërkesat e tyre ishin vetëm një dhe u votuan në unanimetit: ta bëjmë qytetin të qeshë.

Për ruajtësit e rendit dhe të sigurisë publike; punonjësit e policisë së shtetit kjo ishte një vizitë suprizë. Fëmijët kishin mision që përmes përqafimit të falenderonin për çdo përkjekeje në mbrotje të jetës dhe të drejave të njeriut.

Edhe brenda ambienteve të policisë ata u dhuruan smile face drejtuesve dhe specilistëve të këtij institucioni.

Ishte hera e parë për ta që panë ambientet e drejtorësisë së Policisë së Shtetit.

Vizituan gjithashtu edhe një biznes call center; subjekte që në këto ditë të nxehta vera vazhdojnë aktivitetin e tyre normal me të punësuar që janë vëtëm të rinj.

Jashtë temperaturat shënonin mbi 40 gradë, për këdo që ishte i detyruar të ecte në rrugë ishte tejet e vështirë në të tilla kushte atmosferike. Por fëmijët u ndalën para nënave, gjysheve për ti dhënë mesazhe të rëndsishme të dashurisë.

Fëmijët e Shkollës dhe qendrës së Artit Siera Film më heret përmes aktivitetit “Cup Song Albania” thyen rekordin Guinness. mbi 2 mijë nxënësve e sinkronizuar performuan në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, u vlerësua nga gjykatësit e Guinness të cilët shkuan në Tiranë për ta ndjekur nga afër eventin.

Ndërsa “smile face” ishte një tjetër iniciativë që kishte si qëllim të promovonte mesazhet e dashurisë dhe nevojnë për të buzëqeshur në një qytet ku jeta është intensive me ngjarje të bukura ose të pakndëshme, në përpjkeje shtet ndërtuese dhe mes të pakënaqurish.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close