Zgjedhjet 2017 - Bushati në Theth: Rruga e re do të shkojë shpejt deri në Breg të Lumit
19/06/2017 - 22:49 Nga: Bepin Kolvataj

Në takimet me banorët e fshatit turistik të Thethit, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati  pranoi problemet e zonës në infrastrukturë duke premtuar se rruga e re do të shkojë shpejt deri në Bregun e Lumit. Deputeti Paulin Stërkaj apeloi banorët të mos gënjehen nga ato që i cilësoi taktika mashtruese të partive të vogla për të blerë.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati se bashku me deputetin Paulin Sterkaj dhe kandidatin Pjeter Nika u takuan me banore te komunes Shale te Dukagjinit ne fshatin turistik te Thethit.

Bushati vlerësoi mikëpritjen dhe traditat e zonës, duke pranuar problemet që ekzistojnë në infrastrukturë. Ai premtoi se shumë shpejt  rruga e re do shkoje deri ne Breg te Lumit.

Paulin Sterkaj kerkoi qe banorët e Thethit  dhe gjithe komuniteti dukagjinas te mos genjehet nga ato që i cilësoi taktika të partive te vogla qe synojne te blejne vota permes mashtrimit.

Thirrje të tilla janë bërë të shpeshta këtë fushatë elektorale, sidomos në qarkun e Shkodrës, ku kandidatët e partive të mëdha apelojnë elektoratin të mos bjerë prejë e fenomenit të blerjes së votës.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close