Theth - Bushati në Theth premton: Rruga e re do të shkojë shpejt deri në Breg të Lumit
19/06/2017 - 14:17 Nga: Bepin Kolvataj

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati së bashku me deputetin Paulin Sterkaj dhe kandidatin Pjetër Nika u takuan me banorë të komunës Shalë të Dukagjinit në fshatin turistik të Thethit.

Bushati vlerësoi mikpritjen dhe traditat e zonës, duke pranuar problemet që ekzistojnë në infrastrukturë. Ai premtoi se shumë shpejt  rruga e re do shkojë deri në Breg te Lumit.

Ditmir Bushati: “Më është dhënë mundësia për të zgjeruar, sistemuar rrugët sidomos gjatë periudhës së dimrit duhet të jetë goxha e vështirë. Që të rritet ekonomia e zonës duhet të zhvillohet infrastruktura. Me zhvillimin e infrastrukturës zhvillohet edhe turizmi, merr më shumë jetë.”

Paulin Sterkaj kërkoi që banorët e Thethit  dhe gjithë komuniteti dukagjinas të mos gënjehen nga ato që i cilësoi taktika të partive te vogla që synojnë të blejnë vota përmes mashtrimit.

Paulin Sterkaj: “Faqja zezë e atyre që që e japin lekun por dhe atij që e merr. Sepse nuk i zgjidhin asnjë njeriu punë ata lekë që fusin në xhep për një votë.”

Thirrje të tilla janë bërë të shpeshta këtë fushatë elektorale, sidomos në Qarkun e Shkodrës, ku kandidatët e partive të mëdha apelojnë elektoratin të mos bjerë pre e fenomenit të blerjes së votës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento