Britani - Burgosen gangsterët shqiptarë. U kapën me kokainë e 178 mijë paund
07/09/2017 - 18:27 Nga: Saimir Lleshi

Një grup gangsterësh shqiptarë, të cilët mbushën rrugët e Londrës me drogë të Klasit A, janë burgosur për 17 vite burg gjithsej.

A. L, 23 vjeç, R Va, 20 vjeç dhe 22-vjeçari O. U. u arrestuan kur policia bastisi banesën e tyre në Stratford, në lindje të Londrës, duke gjetur blloqe të kokainës si dhe një tufë parash.

Më parë, këtë vit shefat e policisë paralajmëruan se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë “një kërcënim i rëndësishëm” në rrugët e Britanisë, shkruan Daily Mail.

Trioja u kap kur detektivë nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe oficerët nga Policia vëzhguan teksa Orjon Uku po dilte nga një taksi në Stratford dhe ju afrua një BMW-je të parkuar. Ai kaloi 20 minuta duke biseduar me shoferin përpara se të nisej në këmbë.

Pesë minuta më vonë, ata vëzhguan Vasijan të ecte drejt së njëjtës makinë, vendosi një qese në çizme dhe u ul në vendin e pasagjerit përpara se të largohej.

Kur policia ndaloi BMW-n dhe e kontrolloi atë, gjetën 178,000 paund në një qese .

Zyrtarët kërkuan një pronë të lidhur me Uku ku zbuluan tre blloqe të pluhurit të ngjeshur të bardhë të mbështjellë, së bashku me artikujt që lidhen me trajtimin e drogës.

Rreth gjysmë kilogram kokainë u gjet e fshehur në një kuti në BMW, së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara, të cilat përdoreshin nga Lami. 

Lami u deklarua fajtor për komplot për furnizimin me drogë të Klasit A, posedimin e dokumenteve të rreme të identitetit dhe mashtrim.

Ai dhe Vasija gjithashtu u deklaruan fajtorë për komplot me qëllim pastrimin e 178 mijë paundve.

Lami u dënua me nëntë vite burg, ndërsa Vasija u dënua me dy vite. 

Uku u deklarua fajtor për posedim me qëllim të furnizimit të drogës së klasës A dhe B. Ai u dënua me 6 vite burg nga Gjykata Kingston Crown.

Paratë e kapura

 

Algert Lami, majtas–Orjon Uku djathas

Roland Vasija

Droga e kapur

   

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Ja kur do do shihni ‘Fifty Shades Freed’

Close