Dënimet - Britani, 45 vite burg bandës shqiptare të kokainës, shumica të afërm!
28/03/2017 - 20:38 Nga: Saimir Lleshi

Një bandë shqiptare që merrej me furnizimin me kokainë në Britani është burgosur dhe dënuar nga autoritetet gjyqësore.

Ata u arrestuan gjatë bastisjeve në Brighton and Hove qershorin e kaluar, ku u sekuestruan para të gatshme, kokainë si dhe një makinë me vlerë disa qindra mijëra paund.

Lideri i grupit ishte shqiptari Mevlan Dema, i cili i arrestua sipas BBC-së, në West Street, Brighton, të cilit iu gjet edhe kokainë.

Tetë nga 9 të arrestuarit-të gjithë shqiptarë-ishin në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Gjatë aksionit të arrestimit të tyre është gjetur edhe alkool kontrabandë në ambientet që kishte grupi nën zotërim, përfshirë një pijetore, dy dyqane qebapi, tre bare, etj.

Të nëntë personat u deklaruan fajtorë dhe u dënuan. Lideri i grupit, Mevlan Dema u shpall fajtor për dy akuza, ku përveç shitjes së kokainës edhe për pastrim parash.

Të akuzuarit janë:

Mevlan Dema, 32-vjeç, menaxher i furnizimit me ushqim. Ai është burgosur për 13 vite.

Gledis Osmani, 21-vjeç, është dënuar me 8 vite burg.

Klinton Dani, 23-vjeç, punëtor kuzhinë, burgoset me 3 vite e gjysmë burg.

Ndricim Xhepa, 28-vjeç, 3.5 vite burg.

Leonard Dema, 35-vjeç, burgoset me 3 vite burg

Ramazam Capa, 21-vjeç, Genti Capa, 27-vjeç, Kadri Dema, 24-vjeç dhe Izmir Dema, 25-vjeç, janë burgosur me nga 3.5 vite burg.

Zyrtari i policisë në Sussex tha se ky ishte një operacion i gjatë për goditjen e grupit shqiptar të krimit të organizuar, të cilët kanë furnizuar me sasi të konsiderueshme kokaine qytetin. Ai tha se do të kërkohej nga gjykata për konfiskuar pasuritë e tyre dhe çdo fitim nga kriminalitetit.

Megjithatë, ai theksoi se shumica e shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në qytet, janë duke kontribuar pozitivisht për ekonominë e zonës.

Mevlan Dema, drejtues i grupit

Leonard Dema

Klinton Dani

Kadri Dema

Izmir Dema

Gledis Osmani

Genti Capa

Ramazam Capa

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close