Parandalimi i katastrofave - “Brigaid” rrjeti inovativ, alternativa për përmbytje e thatësira
21/04/2017 - 16:57 Nga: Pranvera Bozhiqi

Për ti dhënë një zgjidhje praktike dhe të shpejtë situatave të katastrofave të ndryshme, do të krijohet një plaformë e quajtur “Brigaid”.

Në takimin e parë për krijimin e këtij rrjeti që do të lidhë ekspertët, studiuesit akademikët, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni tha se ky projekt do të shërbejë si amortizator për të zbutur kërcënimin real që vjen nga ndryshimet klimaterike në situata katastrofash.

Gjermeni: Po punohet për një plan veprimi për t’i paraprirë ndryshimeve klimaterike dhe gjithë veprimeve që dalin ky projekt i ri jam e sigurt do të jem pjesë e tij. Kemi nevojë që krahas punë planifikuese, duhen marrë masa edhe për t’i paraprirë ndryshimeve klimaterike për t’i bërë ballë erozionit apo përmbytjeve.  

Ambasadorja e Holandës në Tiranë Dewi Van De Weerd vlerësoi se rrjeti “Brigaid” pritet të minimizojë impaktin e katastrofave natyrore ndaj të cilave Shqipëria është e ekspozua

Weerd: Efektet e pritshme të ndryshimeve klimaterike në Shqipëri do të jenë të mëdha, duke rritur temperaturën e ajrit më shumë, me evente më ekstreme të përmbytjeve, thatësira dhe stuhi. Kam disa vite që jetoj këtu dhe i kam përjetuar një pjesë të tyre dhe këto evente do të kenë impakt direkt dhe indirekt në zhvillimin socio-ekonomik, në sektorë si turizmi, ndërtesat e banimit, agrikultura, ujësjellësit, dhe sektori financiar apo shëndeti. Ky program është shumë i rëndësishëm dhe mund të shërbejë si një urë lidhëse mes inovatorëve dhe përdoruesve finalë.

Brigade vjen si një program për të zbuluar alternativat kundër katastrofave si përmbytjet, erozioni etj, dhe projekti konsiderohet si një vlerë e shtuar në instrumentet e planifikimit në rang kombëtar dhe vendor.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close