Kriza politike - Bregu takon Donald Lu, të hënën në Tiranë negociatori i PPE
21/04/2017 - 11:32

Kryetarja e komisionit të Integrimit, deputetja e PD-së, Majlidnda Bregu, zhvilloi një takim informal me ambasadorin e ShBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Bregu në një prononcim për mediat tha se takimi në fokus kishte situatën delikate politike ndërsa sipas saj ndërkombëtarët janë të shqetësuar.

Basha: Ishte një takim pune. Nuk është një situatë normale dhe nuk është një situatë e cila të mos ngjallë gjithë shqetësimin e partnerëve tanë këtë proces, sigurisht përfshirë SHBA-të dhe BE-së. Ju e dini se ka një vizitë javën e ardhshme, ditën e martë të kryetarit për çështjet e jashtme në PE, i cili vjen me dëshirën e mirë për t’i ulur palët për të gjetur një kompromis për mbylljen e kësaj situate politike, duke respektuar kërkesat e secilës palë. Se çfarë do të ndodhi këtë nuk mund t’ua them, por sikurse ju dhe çdo shqiptar, dua që ky mjerimi që i japim kaq peshë individëve në këtë vend dhe jo ideve të marrë fund një herë e mirë.

McAllister, i cili mban dhe postin e zëvendës¬presidentit të Partive Popullore Europiane pritet të jetë në rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut.

Disa ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu takoi edhe ish- kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.

Eurodeputeti David McAllister viziton Tiranën më 24 Prill.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close