Vëzhgimi - BOOM: Korsitë e dedikuara zaptohen nga makinat private
08/09/2017 - 19:10

Rruga “Dritan Hoxha” në Tiranë ndër të paktat rrugë që një korsi të transportit publik. Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora News, ka vëzhguar nga afër situatën e trafikut. Mjaftojnë vetëm pak orë qëndrimi atje për të kuptuar që mjetet private zaptojnë aksin e posaçëm për autobusët urbanë, taksitë si dhe për ambulancat.

Situata është e njëjtë edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe pse fluksi i qarkullimit të automjeteve nuk është i lartë, sërish, makinat private zaptojnë korsinë e dedikuar për autobusët e transportit publik.

Në lidhje me konstatimet e bëra, emisioni “BOOM” ka kërkuar të dijë nëse Policia Rrugore është në dijeni për shkeljet dhe çfarë masash janë marrë ose do të merren në të ardhmen.

Komisar Taulant Gjoka, Shef i Trafikut: Është e vërtetë! Jo vetëm në rrugën “Dritan Hoxha” ku ne jemi aktualisht dhe kjo rruge është arteria kryesore e hyrjes ne qytet dhe domosdoshmërish edhe trafiku është më i dendur edhe në këto dite gushti që presupozohen të jenë më të qeta , kryeqyteti ka fluks ne hyrje dhe ne dalje.

Kjo rruge ka karakteristikat teknike funksionale të ngjashme me një rruge interurbane kryesore, është e pajisur me tre korsi normale dhe një korsi për shërbimin publik, urbanët dhe taksitë. Duke qenë se gjatë gjithë kohës kjo rrugë është e ngarkuar ndodh here pas here që ka raste konstatimesh që shkelen rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht korsia e dedikuar. ne me kapacitete dhe burimet njerëzore që kemi, në këtë muaj janë disi të reduktuara.

Çdo dite mesatarisht në këtë rrugë në hyrje ose në dalje ka 20-30 te ndëshkuar për mosrespektim të sinjalistikës rrugore qofte vertikale qofte horizontale. Tjetër rrugë me korsi të dedikuar është Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” qe ka 3 korsi normale për sens dhe një korsi të dedikuar me te vetmin ndryshim që n.q.s korsia e dedikaur në rrugën “Dritan Hoxha” është e kufizuar me sfera fosforeshente betoni, në bulevard është e kufizuar me sinjalistike horizontale.

Për sa kohë flasim për përdorues rruge janë ata qe i respektojnë dhe janë ata që i shkelin rregullat. Unë ju siguroj qe policia rrugore me kapacitet që ka do të jetë në shërbim të atyre që janë të rregullt dhe në kontroll të rreptë të atyre që e shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Shpresoj të na mirëkuptojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj për një qytet të rregullt me siguri më të lartë.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close