Denoncimi - BOOM: Godina e amortizuar në oborrin e shkollës rrezikon jetën e nxënësve
12/09/2017 - 19:30

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme rrezikun që u kanoset 681 nxënësve të shkollës 9-vjeçare Vëllazërimi në Paskuqan nga një godinë e amortizuar që gjendet brenda oborrit të shkollës.

Bëhet fjalë për shkollën e vjetër, ku edhe pse kjo e reja është ndërtuar 11 vjet më parë,  shkolla e vjetër në gjendje të amortizuar vazhdon të qëndroj në oborrin e të resë.

Godina për shkak të amortizimit është nxjerrë nga Bashkia e Kamzës jashtë funksioni, por nuk është prishur.

Drejtoresha e shkollës “Vëllazërimi”, Merita Prenga, kërkon prishjen e kësaj godine.

Merita Prenga: Përballë godinës ku ndodhemi ne kemi një godinë që dita-ditës presim të rrëzohet, jo të qëndroj në këmbë. Vihet në rrezik jeta e fëmijëve.Godina që kanë përballë nuk i lejon të rreshtohen.Nuk i siguron jetesën e tyre siç duhet.Nuk ju siguron atë lojën e bukur fëmijërore, të cilën çdo fëmijë e ka kënaqësi. Godina ka qenë prezent e ndërtuar nga Ministria e Mbrojtjes.Ka qenë repart ushtarak.Në ‘97-ën si pasojë e ardhjes së popullsisë u bë e disponueshme për prindërit që largohen nga zonat e tjera në këtë zonë.Kjo godinë u shtua me katër klasa pas dy vitesh dhe dalëngadalë duke qenë se ishte shumë e vjetër amortizimi po rëndohej vazhdimisht.

Kjo godinë është nxjerrë jashtë funksionit nga inxhinierët e bashkisë Kamëz.7 grupe të kopshtit që kanë qenë vetë, bashkia i ka sistemuar dhe për këtë i falenderoj. Por kërkesat e tjera që kanë qenë të here pas hershme, që po rrezikohet jeta e fëmijëve në oborrin e shkollës, nuk po pres një përgjegje pozitive.Ka qenë fatmirësia e nxënësit që nuk është shkëputur ndonjë bllok i madh apo ndonjë suva e rendë por ka pasur raste sa dhe nxënësit janë gërvishur.

Në rast se presim që nxënësit të humbasin jetë, kot që quhemi mësues, dhe unë kot që quhem drejtuese. Shkolla ka 681 nxënës me dy turne. Po vëzhgojmë një nga faqet e kësaj e kësaj godine, është në qendër të oborrit, ku nxënësit kur dalin në pushim të gjatë, ose kur vjen turni i dytë, një nxënës kur fillojnë shirat e vjeshtës një nxënës çdo gjë mund të shkëputet dhe mund të bjerë në kokë. 

“BOOM” iu drejtua Drejtorisë Arsimore të Kamzës për këtë problem. Përgjegjësja e infrastrukturës në DAR Kamëz thotë se e kanë adresuar këtë problem pranë Bashkisë së Kamzës por nuk kanë marrë përgjigje nga kjo e fundit.

Miranda Tane:  Për këtë problem i jemi drejtuar Bashkisë Kamëz. Bashkia Kamëz nuk ka kthyer përgjigje zyrtare për të gjitha herët që ne i jemi drejtuar në rrugë shkresore, mbi gjashte herë dhe kemi vënë në djeni dhe Ministrinë e Arsimit për këtë problem.Sipas ligjit, 69 të vitit 2012 për arsimin parauniveristar Bashkia Kamëz është përgjegjëse kryesore për infrastrukturën shkollore.

“BOOM” pyeti dhe Bashkinë Kamëz për këtë problem, e cila  thotë se aty ka një projekt të cilin e ka dërguar disa herë për miratim në Ministrinë e Arsimit, por nuk ka përgjigje.

Artan Dervishi, drejtor i zyrës së marrëdhënieve me publikun në Bashkinë Kamëz,thotë se duhet të dal një vendim qeverie për projektin së pari dhe është duke ndodhur dhe procesi i inventarizimit të objekteve publike, ndaj nuk është e mundur që në këto kushte, godina të prishet. 

Artan Dervishi: Bashkia menjëherë pas marrjes në përgjegjësi të territorit për të cilin bëhet fjalë, të shkollës Vëllazërimi, e cila ka një përiudhë 11 vjeçare që është ndërtuar shkolla e re brenda territorit të kopshtit, menjëherë është ngritur grupi i punës nga urbanistika, për ngritjen e një projekti konkret dhe sot është e treta herë që ne dërgojmë shkresa për shembjen dhe ngritjen e një projekti të ri katër katësh, i cili do ti vijë në ndihmë shkollës Vëllazërimi. Ne duhet të na lëshohet një urdhër për të ndërhyrë dhe prishja bëhet nga institucionet që janë përgjegjëse. Por pa dalë një vendim qeverie, që duhet të ndërhyhet pasi do bëhet një  investimi i ri për të zëvendësuar objektin në fjalë, Bashkia nuk mund të ndërhyjë.

Gazetarja:Për sa kohë qeveria nuk ka vendosur, vetëm prishja e objektit nuk po flasim për zhvillimin e projektit të ri, ku ka pengesa që nuk realizohet?

Artan Dervishi: Pa pasur dhe miratim nga IKMT-ja nuk mund të ndërhyjmë për të prishur objekte publike, sepse jemi akoma në kuadrin e projekteve të tjera që kanë të bëjnë me inventarizimin e pronave publike. Ministria e Arsimit duhet të ketë të njëjtën përgjegjshmëri për të vazhduar procedurat për të filluar edhe prishjen edhe ndërtimin e projektit në të cilin Bashkia Kamëz tashmë e ka të miratuar dhe e ka dërguar në institucionin përkatës për të bërë këtë veprim.

Ne foto: Godina e amortizuar e cila rrezikon jeten e nxenesve qe kalojne aty

Ne foto: Godina e amortizuar e cila rrezikon jeten e nxenesve qe kalojne aty

Ne foto: Godina e amortizuar e cila rrezikon jeten e nxenesve qe kalojne aty

Ne foto: Godina e amortizuar e cila rrezikon jeten e nxenesve qe kalojne aty

Ne foto: Shkolla qe ndodhet prane godines se amortizuar

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close