Pas vëzhgimit - “BOOM” ballafaqon Emergjencat Civile dhe ARRSH për “Rugën e Kombit”
10/01/2017 - 19:23

Një ditë më parë emisioni investigative “BOOM” transmetoi  dy vezhgime në Rrugën e Kombit. Një me situatën e borës, ku kishte mungesë borëpastruese dhe nuk hidhej kripë dhë një tjetër në ditë normale, ku përsëri problematikat ishin të dukshme.

Por “BOOM” ka ballafaqur Emergjencat Civile dhe Autoriteti Rrugor Shqipëtar. Shefi i shtabit të Emergjencave, Shemsi Prençi tha se pavarësisht se Rruga e Kombit mbetet më e sigurta, përsëri në situatë dimri 5 borëpastruese nuk janë të mjaftueshme.

Shemsi Prençi: Kompanitë për hir të së vërtetës në aksin e Rrugës së Kombit kanë qenë më prezente në këtë aks, si në segmentin Kalimash-Morinë si në segmentin nga tuneli deri në Mirditë. Por nuk ka qenë në nivelin e duhur prezenca e borëpastrueseve dhe spërkatja me skorje dhe kripë. Fakti që ka prezencë akulli në rrugë, edhe në ditën e 4 firmat nuk e kanë përmbushur sa  dhe si duhet. Unë jam i bindur se një kompani që ka detyrime kontraktore në një segment rrugor në autostradë me 5 borëpastruese nuk mund të përballojë.

Dhe per t’i dhënë sqarim situatës vjen një përgjigje e drejtpërdrejtë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, qe jep detaje mbi lidhjen e kontratave me firmat e mirëmbajtjes dimërore, menyrën e kontrollit të tyre dhe përgjegjësinë që kanë. Drejtori i Standardeve në ARRSH, Spartak Tarka tha për Ora News se janë 2 firma kontraktore për Rrugën e Kombit për mirëmbajtjen e saj. Sipas tij këto kompani e kanë kryer punën e tyre dhe do vazhdojnë të punojnë duke u bazuar në kontratat e lidhura ne drejtorinë rajonale Shkoder.

Drejtori i Standardeve në ARRSH, Spartak Tarka: Procesi i prokurimit është kryer në drejtoritë e rajoneve që janë në varësi të ARRSH. Kemi dy firma kontraktore që mirëmbajnë rrugën nga Rrësheni në Morinë, e kanë kryer punën e tyre, po punojnë dhe do vazhdojnë të punojnë në përmbushje të kërkesave të kontratës që ata kanë lidhur me drejtorinë e rajonit të veriut në Shkodër. Këto firma e organizojnë vetë punën e tyre për mënyrën si e mirëmbajnë rrugën, ndërkohë që monitorohen nga mbikqyrësi i kontraktuar nga ARRSH dhe nga specialistët e drejtorisë së veriut. Këto kontrata përmbajnë mirëmbajtjen dimërore ku përfshiehet edhe mbajtja hapur e rrugës pavarësisht rreshjeve dhe këto kontrata do të ndërpriten në momentin lidhet koncesionari i mirëmbajtjes së rrugës së Kombit që lidhet në procedurat që janë duke u përgatitur në Ministrinë e Transporteve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Opposition’s protest, Fleckenstein: Boycott is not the right way for opposition

Close