Zgjedhjet 2017 - Bojaxhi shfaq talentin në kuzhinë: Bëj bukën vetë
18/06/2017 - 15:31

Themeluesi i Sfida Gjergj Bojaxhi ka zgjedhur një tjetër, formë për të kërkuar votën më 25 qershor. Duke u prezantuar pranë një buke në formën e numrit 4, siç është rënditur Sfida në fletën e votimit, ai thekson se duhet traditë për të përgatitur vetë gjërat, siç premton dhe për të bërë reformën në Shqipëri.

Bojaxhi: “Kam rreth 17 vjet që kam një traditë në familjen time, ku e bëj vetë bukën dhe këtë traditë dhe këtë bukë e ndajmë me miqtë tanë”

Gjergj Bojaxhi tregon se me rastin e fushatës bëri bukën në formën e numrit 4 të Sfida për Shqipërinë, për të treguar se qytetarët duhet ta bëjnë vetë politikën

Bojaxhi: “Me një grup qytetarësh vendosëm të bëjmë Sfidën për Shqipërinë, e cila në fletën e votimit ka këtë numër, 4. Nëse duam një politikë të pastër duhet ta bëjmë vetë, për familjet tona, per miqtë tanë, për veten tonë”

Ndër të tjera Bojaxhi akuzon politikën e vjetër për gjendjen ku ndodhet ekonomia shqiptare. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close