Bode: Të ardhurat nga Lotaria Kombëtare do përdoren siç do e vendosë kuvendi
Vendi - 04/03/2013 16:33

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka diskutuar në seancën e sotme të Kuvendit dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare kompanisë, “Austrian Lotteries”.

Në diskutimin e tij përpara deputetëve, Ministri i Financave Ridvan Bode ka hedhur poshtë akuzat e PS-së se kompania  “Austrian Lotteries” ishte vendosur të shpallej fituese para se të zhvillohej tenderi.

“Licenca për Lotarinë Kombëtare po i jepet një kompanie që po investon në vend. Lotaria kombëtare është monopol i shteti dhe të ardhurat që merren përmes sistemit të taksimit të kësaj Lotarie janë ato që përbëjnë thelbin kryesor pasi 17.71 % e xhirros në lotarinë kombëtare taksohet kurse 50 % të kësaj xhiroje e merr lojtari”, ëshët shprehur Bode.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh gjithashtu se :“Ky proçes do jetë i suksesshëm sepse do i jepet një kompanie të njohur. Të ardhurat nga Lotaria Kombëtare do përdoren siç do e vendosë kuvendi. Ky është një proçes i ligjshëm, transparent dhe sipas të gjitha standardeve. Asnjë industri nuk paguan TVSH mbi biletat “, ka përfunduar Bode fjalën e tij.

Po në seancën e sotme parlamentare opozita ka kundërshtuar dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare, kompanisë, “Austrian Lotteries” duke akuzuar se tenderi ka qënë jo transparent.

Deputeti i PS, Taulant Balla ka akuzuar qeverinë për afera korruptive, ndërsa ka paralajmëruar se kur socialistët të vijnë në pushtet do ta anulojnë.

“Është kurruptive, pasi është pazar i mbyllur shumë kohë më parë që të zhvillohet tenderi. Kriteret që Berisha përdori në tenderin e dhënies së kësaj licence ishtin përjashtuese. Qeveria vendosi si kriter disponimin e dy çertifikata për blerësin. Këto certifikata lëshohen nga shoqata botërore kombëtare, ndaj u përjashtuan lotarinë me famë botërore. Qeveria nuk vendosi çmimin, por e caktoi çmimin e fiksuar, vetëm këta mund të bëjnë një gjë të tillë, që të fiksohet çmimi 3.5 mln euro. Shqipëria ka vendosur cmim më të ulët në botë për shitjen e licencës. Pretendimet e kësaj qeveria të korruptuar sec cmini e ulët do e kompensojë më taksa të larta ndaj kompanisë fituese janë mashtrime. Qeveria thotë se përveç taksave të zakonshme do të pagojë një tatim shtesë mbi10%. Është dëmtuese për buxhetin e shteti dhe akt korruptiv, në këtë kontratë ka shkelje të mjaftueshme për ta anuluar pas 23 qersorit, dhe ka vend për hetim të plotë dhe vënien para përgjegjësive të të kësaj adminsitrate te korruptuar”, është shprehur Balla.