Elbasan - Blushi: Rama i ka thënë policisë ose mbill hashash ose mblidh vota
18/06/2017 - 13:30

Kryetari i partisë Libra Ben Blushi vijoi fushatën elektorale duke ecur në këmbë me simpatizantë dhe anëtare të Librës ne qytetin e Elbasanit.

Gjatë bashkëbisedimeve ai ka vënë theksin te policia, që për të ka braktisur qytetarët duke iu bindur urdhrave politikë

Blushi: Ky u ka thënë policisë ose mbillni kanabis ose shkoni e mblidhni vota për mua. Mblidh vota, mbill kanabis. Nuk ju mbron njeri dhe jeni nën kërcënim.

Një tjetër problem, mbetet tarifa e lartë për studentët, për të cilët Blushi prezantoi programin e tij.

Blushi: Në qoftë se ti shkon në universitet dhe fatkeqësisht Edi Rama është prapë në pushtet do të paguash, a e di se sa? 1 milion e gjysmë lekë në vit. Në qoftë se vijmë ne o do ta reduktojmë ose do ta zerojmë këtë tarifë për familjet në nevojë.

Gjatë takimeve Blushi theksoi se nuk duhet të lejohet përdorimi i policisë për të mbledhur vota. Sipas tij duke votuar Blushin do të ketë më shumë vende pune dhe ekonomi më të fortë

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close