Reagim - Blushi-Bashës: Na jep firmat për zgjedhjen e Presidentit nga populli
21/04/2017 - 15:37

Kreu i partisë LIBRA Ben Blushi, ka reaguar në lidhje me deklaratën që ka bërë kreut të PD, Lulzim Basha i cili është shprehur se Presidenti duhet të zgjidhte nga populli.

Me anë të një statusi në ‘Facebook”, Blushi i bën thirrje Bashës t’i japë firmat për të zgjedhur president nga populli.

Statusi i plotë

Lulzim Basha ka pranuar sot që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Ne qershor bashkë me Moza Hafizin, Arta Daden, Dashamir Shehin,Vangjel Dulen, Agron Dukën, Luljeta Arapin, Nard Ndokën,Tahir Muhedinin dhe Eduart Selamin kemi depozituar ne kuvend një amendament kushtetues për të ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Partia Demokratike nuk pranoi ta mbështeste njëlloj si Rilindja dhe LSI. Amendamenti kërkonte 28 firma dhe nuk u fut ne votim. Me vjen mirë që PD ndryshoi mendim dhe e ftoj të na japë firmat e duhura për të shkuar në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale njëkohësisht në te njëjtën ditë qoftë 18 qershor apo kurdo. Populli le të zgjedhë!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close