Ishte parlajmëruar - Bllokimi i rrugëve, KLSH gjen fajtorin nga auditi i fshehur i ARRSH
10/01/2017 - 20:21 Nga: Pranvera Bozhiqi

Abuzimet me tenderat e rrugëve i kanë shkaktuar shtetit dëme të konsiderueshme. Kallëzimi më i fundit erdhi për shkeljet e rënda të vërejtura në by-passet e Vlorës dhe Fierit, nga ana e përgjegjësit të projekteve në ARRSH Ermal Nuri, i cili është kallëzuar në prokurori me akuzën e abuzimeve me tendera dhe shpërdorim detyre.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë alarmin për abuzimet me tenderat  e rrugëve, duke i çuar edhe përgjegjësit në dyert e prokurorisë dhe gjykatave.

Kallëzimi më i fundit erdhi për abuzime me tendera dhe shpërdorim detyre me by-passet e Vlorës dhe Fierit, nga ana e përgjegjësit të sektorit të Zhvillimit të projekteve të huaja dhe të brendshme në ARRSH, Ermal Nuri.

Vetëm nga ai u bë një dëm ekonomik për shtetin prej mbi 9.4 mln euro dhe efekti negativ në buxhet ishte 835 mijë euro.

Në shtator, auditimi i bërë nga KLSH zbuloi se drejtuesi i projekteve në ARRSH, Ermal Nuri, ka bërë pagesa ndaj kontraktoëve privatë për punime të parealizuara, rritje fiktive të çmimeve për zëra të ndryshëm dhe ndryshim të projektit nga ai i miratuari më herët.

Nuri ka qenë përfaqësuesi i projektit edhe gjatë diskutimit të projekteve në Komisionin e Ekonomisë së bashku me specialistë të Ministrisë së Transporteve.

Për projektin e by-passit të Vlorës e nënshkruar në 3 shkurt 2015, BERZH ka dhënë 18 mln euro kredi dhe 17 mln euro janë vendosur nga fondet IPA 2012.

Ndërsa në total e gjithë shuma shkon në 55 mln euro, për 20 km projekt që fillon nga rrethrrotullimi i autostradës Levan-Vlorë.

Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, e ka kundërshtaur miratimin e kësaj marrëveshje në atë kohë, me argumentin se granti për të është miratuar në vitin 2011-2012, duke hedhur hije dyshimi ratifikimin e marrëveshjes.

KLSH ka konstatuar se për by-passin e Vlorës kontrakta përmbante një vlerë prej rreth 40 mln euro pa tvsh dhe ajo e Fierit vlerën prej 35 mln euro.

Por afati i punimeve nuk është përmbushur.

Në analizën e KLSH të gjitha veprimet e konstatuara, por edhe mosveprimet e përgjegjësit të projektit Ermal Nuri janë bërë me qëllim favorizimin e kontraktorit në dëm të shtetit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
PM in Germany, Rama held a meeting with German FM Sigmar Gabriel

Close