Gjirokastër - Bie nga kati i dytë, humb jetën në spital punëtori i ndërtimit
16/04/2017 - 7:24

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese.

Sipas policisë së Gjirokastrës ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30, ku shtetasi Gëzim Malka është paraqitur në spital, por nuk mundi ti rezistojë dot plagëve të marra.

Viktima dyshohet se është rrëzuar nga vendi ku ishte duke punuar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close