Operacioni - Betejë me zjarret, VIVA ndërhyn për shuar flakët në Vaun e Dejës
23/08/2017 - 18:12

Zjarret e rëna në fshatin karmë të Vaut të Dejës kanë vënë në alarm këtë të mërkurë Emergjencat Civile.

Për shkak të situatës së krijuar është kërkuar ndërhyrja e helikopterëve të kompanisë VIVA.

Menjëherë stafi gjerman ka nisur punën për të vënë nën kontroll flakët.

Ashtu si dhe shihet nga pamjet flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre.

Ndërsa ka qenë e pa mundur që situata të vihej në kontroll vetëm prej zjarrëfikësve dhe forcave të ushtrisë. ndaj dhe operacioni i VIVA ka qenë vendimtar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

përgjatë dy muajve VIVA ka realizuar misione të vështira për shuarjen e zjarreve të rëna në Shqipëri, duke shpëtuar jetën e njerëzve shtëpitë nga djegia por dhe duke frenuar përhapjen e flakëve të cilat kanë shkrumbuar qindra hektarë me pyje.

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close