Kuvend - Berisha: Megakorruptorët i ke në qeveri, s’lahen me thinjat e Pandeliut
12/09/2017 - 13:46

Sali Berisha hodhi akuza mbi kryeministrin Rama se qeveria e tij është e korruptuar.

Duke përmenduar emra konkretë ministrash, si Gjiknuri, Ahmetaj, ish-kryministri tha se aferat e tyre korruptive nuk mund të fshihen.

Berisha: Pse ju doli dasmë pa nuse kjo ju? Ju doli dasëm pa nuse sepse në atë raport nuk keni një fjalë të vetëm për korrupsionin, që është shtyllë kryesore e regjimit tuaj.

Po pse nuk keni një fjalë të vetme për korrupsionin, sepse megakorruptorët i ke këtu, kampion dhe mendon se këta do ti lash me thinjat e bardha të Pandeliut. Kjo nuk do ndodhë, nuk e lan me asgjë Gjiknurin, nuk e lan me asgjë Arben Zhozhonë. Harrojeni! Apo ndrikullën Manastirliu.

Nuk ka ujë që ti lajë këto. Do ta zgjidhësh problemin? Nuk e zgjidh me tre hafije, kë vënë tre ndrikulla hafije këtu në grup. Problemi zgjidhet hajde të bëjmë ligjin e konfliktit të interesit, ta plotësojmë atë në cdo nen. Atë po bën Makron, atë të bëjmë dhe ne, nuk zgjidhet me tri hafije.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close