Humbja e zgjedhjeve - Berisha: Këshilltarët e Bashës në fushatën elektorale ishin mizerabël
13/09/2017 - 21:25

Kur po mbushen tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, në të cilat Partia Demokratike shënoi humbjen më të thellë të saj, ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaron se këshilltarët elektoralë të kruedemokratit Lulzim Basha ishin mizerabël.

Berisha: Fillimin e pati shumë të mirë. Vështirësitë e listës ishin të padiskutueshme. Po ti kthehemi IPR-së , i cili për ne tragjikisht, por për të vërtetën u faktua milimetrik, ajo javë në vazhdim PD u ngjit me 5 pikë, nga 32 në 37.6%. Çfarë do të thoshte kjo? Kjo do të thoshte se PD-ja, po të ecte në këtë mënyrë do të tërhiqte si magnet të pavendosurit. Me Edi Ramën kishte 7 pikë diferencë, por ritmi i rritjes 5 pikë në javë PD-në e nxirrte pa diskutim parti të parë. Çfarë ndodhi? Për mua ndodhi fataliteti. Edi Rama me mjeshtri diabolike filloi, përvetësoi marrëveshjen dhe hapi në të katër anët e Shqipërisë me çdo gjë edhe me militantë të thjeshtë se “ne do të bëjmë koalicion”. Këtu kryetari i PD-së u tregua i vonuar. 

Nuk e kuptoi që kjo ishte një puthje fatale për ne. Çfarë ndodhi në pollin tjetër. Jo vetëm rënia me 6%, por diçka shumë më e rëndë. U rritën nga 26.7 në 34.6 ata që nuk do të votonin. Pra blloku kryesisht militant i PD-së na u largua nga fushata. Ju po bëni koalicion, ne nuk kemi më punë me ju. Militantët janë aq sa janë jetik për fitoren aq janë dhe të hiperndjeshëm dhe pastaj, kur menduan se kjo mund të ndodhte, thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë sepse ne mbajtëm çadrën 90 ditë, etj., ndërsa ata po bëjnë koalicionin. Ata nuk janë dakord me koalicionin. Kështu që u rrit në mënyrë paradoksale bojkoti i zgjedhjeve. Të ngrohje këta 10 % duhej ti hyje detit në këmbë. Mund të bëhej, por ishte shumë vështirë. Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabël elektoralë, mizerabël.

Deklaratën e bëri në “Fakt” për gazetarin Çim Peka.  Berisha deklaroi se “ata që e këshilluan Lulzim Bashën ishin fjasko. Studimi që i bënë fokus grupeve ishte fjasko. Lulzim Basha e kishte programin të shkëlqyer por problemi është se votat nuk janë për programin. Përqindja tjetër shkoi për timonierin, timonin”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni tani

Close