Berat, qytetarët ankohen për gjendjen e rrugës në “Sheshin Harmonia”
23/09/2017 - 15:38 Nga: Entjola Budo

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve në qendër të Beratit  përballen çdo ditë me një rrugë plotësisht të amortizuar.

Në këtë segment rrugor që ndodhet pranë sheshit “Harmonia fetare” ka mungesë totale të sinjalistikës, trotuare të dëmtuara si dhe  mungesë ndriçimi.

Mjetet që qarkullojnë çdo ditë në këtë rrugë lëvizin me vështirësi. Pavarësisht se bashkia ka hartuar një projekt për rehabilitimin e kësaj zone që duket se ka ngelur në letër.

Banorë: Copë-copë. Ngelëm tek mekaniku.
-Ka gropa. Është qendra e qytetit.

Nga ana tjetër burime të bashkisë së Beratit bëjnë me dije jashtë kamerave se ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve herë pas here ka bërë ndërhyrje, por zgjidhja përfundimtare e problemit do të ishte zbatimi i projektit për rehabilitimin e gjithë zonës, për të cilin ende nuk janë siguruar fonde.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Investment at Lake Park, City Hall is constructing a third sport area

Close