Berat, probleme me ujin, ngrijnë depozitat
11/01/2017 - 17:23

Si pasojë e ngricave qyteti i Beratit dhe zonat përreth kanë pasur probleme me ujin e pijshëm. Këtë e ka konstatuar edhe drejtori i Ujësjellës Kanallizimeve.

Refat Arizi: Dëmtime kemi patur këto ditë të natyrave të ndryshme, si dëmtim depozitash, dëmtim të rrjetit, të matësve. Megjitatë në kemi roganizuar punën me 3 brigada, dy në Berat dhe një në Kuçovë.

Ngricat kane penguar furnizimin me uje ne Lezhe edhe per sherbime te rendesishme. Tubacionet e ngrira krijuan problem per repartin e hemodializes ne spitalin rajonal te qytetit te Lezhes. Per te vijuar punen eshte kerkuar ndihma e sherbimit zjarrfikes. Nepermjet autocisternave, zjarrfikesit kane bere te mundur mbushjen e depozitave qe i jep mundesi personelit qe te kryerje sherbimin e hemodializes per pacientet. Pergjegjesi i repartit zjarrfikes ne lezhe Agustin Pepkolaj thote se institucioni qe ai perfaqson ky si detyrim te jete ne mbeshtetje te banoreve dhe institucioneve.

Moti i acartë me temperatura disa gradë nën zero kanë krijuar probleme dhe për furnizimin me uje të pijshem në qytetin e Lezhës dhe fshatrat përreth, të cilët janë në mungesë prej disa ditësh.

Në këto kushte qytetaret kanë gjetur shpëtim tek një burim uji që mdodhet në periferi të qytetit.Siç shihet dhe nga pamjet çdo ditë dhjetra banore të ardhur dhe nga fshatrat e Lezhës vihen në radhe për të mbushur bidonat me ujë.

Ngricat dhe temperaturat e ulëta që kanë përfhsirë vendin, kanë krijuar probleme me ujin e pijshëm edhe në Durrës, Krujë, Dibër e Gjirokastër.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close