Berat, aktivistë e ambientalistë pastrojnë lumin Osum
21/04/2017 - 16:45 Nga: Eriola Azizolli

Ambientalistë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë bërë pjesë e një aksioni sensibilizues për pastrimin e lumit Osum në Berat.

Nën moton “Le të të respektojmë për një ditë, sepse përditë nuk mund të pastrojmë”, aktivistët e shoqërisë civile kanë pastruar mbetjet plastike nga Osumi.

Guri: Duam t’i tregojmë qytetarëve, por edhe qeverisë së madhe që mburret se çfarë po bën, por në fakt po e ç’bën këtë shtet përderisa nuk u siguron jetë të shëndetshme qytetarëve të vet. 200 vetë kemi ardhur për ta pastruar.

Për më shumë se një orë aktivistët pastruan mbetjet e Osumit, i cili veçanërisht në stinën e ngrohtë të verës shndërrohet në një kolektor ujërash të zeza dhe mbetjesh. 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close