Ekonomi - BB miraton huanë 100 mln dollarë për Shqipërinë
14/03/2017 - 9:53

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka aprovuar një tjetër hua për Shqipërinë në vlerën e 100 mln dollarëve. Kredia me afat shlyerje për 31 vite do të shkojë për uljen e kredive me probleme, rritjen e sigurisë financiare, zgjerimin e kreditimit për sektorin privat si edhe mbikqyrjne e fondeve të investimit. Drejtorja e BB për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein thotë se projekti mbështet shumë reforma për të munduar mjedisin e duhur për zhvillimin e sistemit bankar.

Banka Botërore ka miratuar në mbledhjen e bordit në 13 mars një tjetër hua për Shqipërinë  në vlerën e 100 mln dollarëve. Ky fond do të mbështesë politikat e zhvillimit të sektorit financiar në Shqipëri, reformat po ashtu me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankat dhe rregullimin apo mbikqyrjen e intitucioneve financiare jobankare në Shqipëri. “Reformat e mbështetura nga ky operacion synojnë adresimin dhe dobësitë aktuale të sektorit financiar dhe rritjen e elasticitetit të saj. Këto reforma do të mundësojnë mjedisin e duhur për bankat dhe institucionet financiare jobankare për të zgjeruar kredi për sektorin privat, i cili nga ana e tij do të nxisë rritjen ekonomike.”, tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt prej 100 mln dollarësh është strukturuar në tre shtylla: miratimin e masave të politikave për reduktimin e kredive me probleme dhe rritjen e rrjetit të sigurisë financiare, forcimin rregullave, mbikëqyrjes dhe regjimit të zgjidhjes së problemeve të bankave dhe shoqatave të kursim-kreditit, por edhe forcimin e rregullave dhe mbikëqyrjes së fondeve të investimeve. Reformat dhe masat e marra nga qeveria shqiptare dhe autoritetet e sektorit financiar të mbështetur nga operacioni të ri përfshijnë përmirësime të dukshme në kornizën ligjore, të tilla si në ligjin e ri të falimentimit, në ligjin e rezolutës bankare, atë për Shoqëritë e Kursim Kreditit, si dhe ndryshimet ligjore për auditimin,  depozitat etj.

 “Këto reforma, jo vetëm që zbusin rreziqet e hasura aktualisht nga sektori bankar, por ato sjellin  ndryshime të rëndësishme dhe përfitime afatgjatë për bizneset dhe aktivitetet e kreditimit në vend”, thotë Michael Edëards, Drejtues i Lartë i Projektit në Bankën Botërore. “Ligji i ri falimentimit, për shembull, pritet të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin dhe shpejtësinë e trajtimit të rasteve të falimentimit, si dhe të vendosë kufizime të besueshme për huamarrësit problematike”, shton Edëards. Kredia për Zhvillimin e politikave të sektorit Financiar është një kredi për një peridudhë 8 vjeccare dhe me afat shlyerje për 31 vite. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Dialogue, PM supports President’s initiative for political dialogue

Close