Rehabilitimi i lumit të Tiranës, Bashkia hap tenderin për projektet
Vendi - 25/07/2013 10:07

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin ndërkombëtar për “Rehabilitimin e lumit të Tiranës dhe punimet respektive civile”.

Në një njoftim të saj, Bashkia thekson se dorëzimi i aplikimeve të parakualifikimit përfundon në datën 2 gusht, për të gjithë aplikantët e interesuar.

Punimet për zbatimin e  projektit të  bulevardit verior dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës do të financohen nga marrëveshja e huasë, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit, firmosur në datë 21 Prill 2013, me vlerë 55.000.000.00  Euro.

Bashkia e Tiranës, me Vendim të Këshillit të Ministrave të datës 21 Maj 2013 është përcaktuar si “autoritetit kontraktor”, për projektin e mësipërm.

Në bazë të studimit të realizuar nga studio arkitekturore “Grimshaw Architects” do të mundësojë ndërhyrjen në sistemin e shtratit të lumit të Tiranës përgjatë 8 km, do të ndërtohen dhe sistemohen skarpatet e lumit.

Përgjatë lumit të Tiranës do të krijohen zona rekreative. Zbatimi i këtij objekti përfshin ndërtimin e disa urave mbi këtë lum i cili do të bëjë lidhjen midis pjesës jugore me atë veriore, duke krijuar njëkohësisht mundësinë e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të tyre.

Aktualisht, lumi i Tiranës është një zonë e lënë pas dore dhe në disa vende është kthyer në vend grumbullimi të mbetjeve të ndryshme urbane. Zbatimi i  projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2.

Ky ëshë tenderi i dytë ndërkombëtar për projektet strategjike që hapen nga Bashkia e Tiranës, pas atij për ndërtimin e bulevardit të ri. Ndërkohë që priten ofertat financiare, interesi i kompanive prestigjoze nga Gjermania, Austria, Itali, Kina, Kuvajti, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe por edhe nga Shqipëria, ka qenë mjaft i madh për ndërtimin e bulevardit të ri.

Në  fazën e parë të punimeve për bulevardin që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë dhe institucione të tjera publike, qendra  biznesi etj.

Ky projekt, përveç se dyfishon gjatësinë e bulevardit kryesor të Tiranës, do të krijojë një rrugë për një qasje të re të madhe, për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet, duke u bërë në këtë mënyrë projekti më i rëndësishëm në Tiranë në 80 vitet e fundit.

Me shume nga Vendi

Veliaj për pensionet: Nuk do të ketë rritje të moshës deri në vitin 2032 VIDEO

Nuk do të ketë rritje të moshës së pensionit deri në vitin 2032. Këtë parashikon reforma e qeverisë për sistemin e pensioneve. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, u shpreh se reforma është e domosdoshme, por siguroi se …

Udhëzuesi i Bashës për zgjedhjet në PD, deputetët: Nuk kemi rezerva dhe as pakënaqësi VIDEO

Deputetet e Partisë Demokratike e shohin si normal dhe pa rezerva udhëzimin e kryetarit, Lulzim Basha, për zgjedhjet në strukturat drejtuese. Sipas tyre e rëndesishme është që ky proces të jetë cilësor dhe të karakterizohet nga një garë e lirë. …

Sequi “bashkon” politikën në ikje: Do punoj që Shqipëria të integrohet në BE FOTO

Do punoj që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Këtë premtim u ka dhënë klasës politike dhe popullit shqiptar, kreu i prezencës së Bashkimit Europian, Ettore Sequi, në takimin e lamtumirës pas mbarimit të mandatit si diplomat në vendit tonë. …

Ahmetaj në Rumani, takime për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, kryesoi vizitën e delegacionit të lartë shqiptar në Bukuresht, pjesë e të cilit ishin edhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, Drejtori i KESH Agron Hetoja dhe deputeti i PS, …

Basha pret Sequin: PD mbeshtetëse e palodhur e integrimit të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Basha vlerësoi rolin që ambasadori Sequi ka luajtur këto vite në Shqipëri duke kontribuar në procesin e integrimit europian të vendit …

KLD i heq imunitetin gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, i hap rrugë hetimit nga Prokuroria

Këshilli i Drejtësisë i hap rrugë Prokurorisë për hetim të gjyqtarit, Dhimitër Pojanaku, duke i hequr imunitetin. Pasditen e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë në një mbledhje të jashtëzakonshme vendosi të autorizojë Prokurorinë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale penale për, Dhimitër Pojanakun, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
Prangoset gjyqtari i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku u kap në flagrancë me ryshfet VIDEO

Dëbora dëmton fruti-kulturën në Korçë, fermerët kërkojnë subvencione nga shteti VIDEO

Reshjet e dëborës rënë gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar mjaft probleme në prodhimet bujqësore në Korçë. Gati 50 % e prodhimeve, kryesisht ato të fruti-kulturës, janë dëmtuar ndërsa fermerët shprehen se përveç kapriçove të motit, po përballen edhe me …

Fenomeni i dhunës në familje, denoncimi i saj është një detyrim ligjor institucional VIDEO

Legjislacioni duhet të tregojë ashpërsinë e tij ndaj dhunës në familje, por më parë ajo duhet ndjekur deri në fund nga institucionet. Përgjigjia më e mirë ndaj këtij fenomeni është denoncimi i saj dhe këtë duhet të bëjnë jo vetëm …

Sheshi i Flamurit në Vlorë, lihen në mes punimet për rikonstruksionin e tij VIDEO

Nisi me shumë bujë por punimet për rikonstruksionin e Sheshit të Flamurit në Vlorë mund të quhen jo vetëm të lëna në mes, por të braktisura në të gjithe kuptimin e fjalës. E ndërsa punimet për rikonstruksionin e këtij sheshi …

Aksi rrugor Mamurras-Milot, vidhen trafikndarëset, mania skrap nuk ndalet VIDEO

Ashtu si në të gjithë vendin edhe aksi rrugor Mamurras-Milot nuk mund të shpëtonte nga grabitja e trafikndarësve, të cilat kanë vetëm një destinacion, shitjen për skrap. Me dhjetëra metra elementë përbërës së kësaj autostrade, jane grabitur dhe shkulur duke …

Akuzat mbi trafikimin e drogës, zv/Ministri Hila në Gjadër: Opozita ndjek telenovela VIDEO

Teknikisht është e pamumdur që në aeroportin ushtarak të Gjadrit në Lezhë të lëvizin avionë. Në këtë mënyrë u është përgjigjur. Zv. Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, akuzave të opozitës për kryerjen e transportit të drogës pikërisht nga kjo bazë …

Lushnjë, vëllezërit rrahin policët se i kërkuan të ulnin zërin e muzikës VIDEO

Festimi i një ditëlindje në Lushnjë ka degjeneruar në rrahje masive mes të ftuarve dhe uniformave blu. Efektivët e policisë janë paraqitur rreth orës 2 të mëngjesit, në lokalin ku festohej dhe kanë kërkuar të ulej muzika pas ankesave të …

Jepet kësti i parë për ish-të përndjekurit,Veliaj: Mbajtëm premtimin, jemi qeveri e punës VIDEO

Shpërndahen 54 urdhër-pagesat e para për ish-të përndjekurit politk. Ministri i Mirqënies Sociale, Erjon Veliaj, ndërsa ka shpërndarë këstin e parë ka kërkuar ndjesë për vonesën 23-vjeçare nga shteti shqiptar për këtë kauzë. Ndër të tjera Ministri Veliaj ka premtuar …

567 familje 4 muaj pa ndihmë ekonomike, Avokati i Popullit apel prefekturës e këshillit bashkiak VIDEO

567 banorë të njësisë nr 4 nuk kanë marrë ndihmën ekonomike. Kjo ndihmë që përfitojnë kryesisht familjet rome, por edhe ato të varfëra nuk e kalon shifrën prej 8-10.000 lekë. Avokati i Popullit, nëpërmjet zëdhënëses, Elona Demollari, i bëri thirrje …

Shumica i mbyll derën PD për “territorin”, Meta: S`presim më, Ruçi: Zëvendësojmë PD me aleatët VIDEO

Mazhoranca vendos të kryejë pa opozitën reformën adminisrativo- territoriale. Në ditën që skadoi ultimatumi i vënë seancën e shkuar që pakica të zinte vendet e saj në Komisonin e posaçëm për reformën, shumica ka depozituar në Kuvend edhe vendimin për …

Abuzimi me cilësinë e karburanteve në periferi, dëmton konsumatorin e konkurencën VIDEO

Karburantet jashtë qendrave urbane vijojnë të abuzojnë me cilësinë e naftës,por edhe me sasinë.Duke qenë se këto subjekte janë të vogla, ato mbeten jashtë vëmendjes së institucioneve shtetërore dhe abuzojnë me konsumatorët, duke shitur naftë pa cilësi dhe më pak …

Legalizme abuzive, KLSH çon në Prokurori 2 ish-drejtorë dhe 5 ish-përgjegjësa të Aluiznit Durrës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurori kallëzim penal për dy ish-drejtorë dhe pesë ish-përgjegjësa sektori të agjencisë së Aluiznit Durrës për shpërdorim detyre. 7-ish zyrtarët sipas KLSH-së kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 202 subjekte në zonat …

Abuzoi me kontratat, Ministria e Bujqësisë padit në prokurori ish- kreun e Bordit të Kullimit Kukës

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave depoziton në Prokurori një padi për ish titullarin e bordit të Kullimit Kukës, Bujar Shehu, i cili rezulton se ka kryer një sërë shkeljesh në kontratat e lidhura për Rehabilitimin e …

Përmbyten rrugët e Beratit, kaos në qarkullim, kolektorët nuk tërheqin dot ujin

Mjaftojnë pak minuta shi dhe rrugët e qytetit të Beratit përmbyten krejtësisht, duke u tejmbushur me ujë. Rikthimi i rreshjeve me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit ka bërë që te gjitha akset e qytetit muze të jenë …

Gjiknuri i kërkon BE investime për TAP në forumin për energjinë që u mbajt në Kroaci VIDEO

Ministri i Energjisë kërkon ndihmë nga BE për degëzimin e gazsjellësit TAP në tregun rajonal. Damian Gjiknuri, e deklaroi këtë gjatë një vizite që zhvilloi në Zagreb, ku po merr pjesë në Brown Forum 2014, për energjinë. Gjiknuri u shpreh …