Tirane - Bashkia e ambasada çeke bashkë për këndin e lojrave tek “Bajram Curri”
13/08/2017 - 14:37

Ambasada çeke në Shqipëri i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të 21 të lojërave.

Teksa inspektoi fillimin e punimeve, në sheshin ” Bajram Curri” njësia nr 7, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se ky kënd lojërash shënon fillimin e bashkëpunimit me ambasadat për të çuar përpara projekte të ngjashme në kryeqytet.

Erion Veliaj: Më vjen mirë që ambasada e parë që i bashkohet projektit tonë për këndet e lodrave është ambasada çeke. Praga nuk u ndërtua në një ditë, Praga u ndërtua ndër dhjetëra e qindra vite, por çdo ditë është bërë nga një punë konkrete. Kështu që, edhe ambicia jonë është që të punojmë çdo ditë për ta bërë Tiranën më të mirë dhe të sigurohemi që në finale të kemi një qytet kryesisht të mirë për fëmijët”.

Veliaj nënvizoi se ky është këndi i 21 në dy vjet, por se puna do të vazhdojmë edhe për dy vitet e tjera. Nga ana tjetër kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për ti mirëmbajtur këto hapësira.
Erion Veliaj: “Në shumë prej projekteve tona, investimi është cilësor, por dilema është a do të mirëmbahet, a do ta mbajmë pastër, a do sillemi mirë, a do të vandalizohet? Unë besoj se sot nuk investojmë vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë, dhe paja e qytetit tonë është një brez i ri i cili po rritet më i kulturuar, më i pastër dhe më i ndërgjegjshëm se si duhet të menaxhojmë hapësirën tonë të përbashkët”

Ambasadori i Republikës Çeke, Jaroslav Ludva, e cilësoi këtë bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës si shumë të rëndësishëm për brezat e rinj.
Jaroslav Ludva:“Kjo ditë është një ditë e bukur për të dy palët, Bashkinë, qytetin dhe Ambasadën Çeke. Ne identifikuam këtë bashkëpunim shumë të mirë me bashkinë, që konsiston në këtë shesh lojërash që nxjerr në pah të ardhmen e brezave dhe të ardhmen e qytetit të Tiranës. Jemi shumë të lumtur që po bashkëpunojmë në këtë projekt. Të shpresojmë që edhe ambasada të tjera të na bashkohen në këto projekte”

Investimi për jetëzimin e sheshit “Bajram Curri” parashikon rikualifikimin estetik të zonës, përmes shtimit të gjelbërimit, ndriçimit dhe ndërtimit të infrastrukturës çlodhëse për të rritur.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close