Përurohet nisja e punimeve - Bashkia do zhvendoset tek Bulevardi i ri, në mars hapen parkingjet
11/01/2017 - 13:07

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj vendosën në mënyrë simbolike dy pllaka në Bulevardin e Ri për të përuruar nisjen e punimeve.

Kryeministri Edi Rama tha se për shkak të votës Tirana u bllokua, duke iu referuar drejtimit të Lulzim Bashës, por tani po për shkak të votës, tha ai,  është vënë në lëvizje me një shpejtësi të re.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj paralajmëroi dhe disa data të rëndësishme përfshi dhe zhvendosjen e bashkisë në bulevardin e ri.

Erion Veliaj: Në 14 mars do të hapet ‘Pazari i Ri’ dhe parkingjet në ‘Sheshin Skënderbej’dhe në Bulevardin e Ri. Në mars, prill kompania britanike do të na sjellë planin e detajuar vendor . Po në këtë zonë që është totalisht e pa zhvilluar kjo do të jetë një hapësirë zhvillimi. Ku ta gjejmë të kemi dhe kulla me 5 yje. Patjetër, jo vetëm që sot kemi kërkesa konkrete por kemi dhe një grup të ambasadave që duan të transferohen këtu.

Dua ti kërkoj dhe kryeministrit që në analizën e ardhshme të rishpërndarjes së zyrave të administratës në Tiranë, të konsiderojmë Bulevardin e ri si një vend ideal për ministritë e ardhshme apo selitë e ardhshme.

Plani i ri i përgjithshëm Tirana 2030 është fantastik dhe ka marrë jehonë.  Dërgimi në pole si kinostudio e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kulturës tashmë po krijon një sens të policentrizmit ku kemi ministri, spitale, shkolla e banka. Do të donim nën modelin që është ndjekur në Kinostudio të vazhdojmë dhe këtu  përfshi   dhe bashkinë e re të Tiranës që do të jetë në krahun tim të majtë. Do të zhvendosen në Bulevardin e ri për ti dhënë jetë kësaj zone”

Edi Rama: Për shkak të votës gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej të shkonin dhe Tirana humbi vite dhe u përpëlit në një kurth të pakuptimtë dhe u tërhoq zvarrë dhe po për shkak të votës është vënë në lëvizje me një shpejtësi të re falë lidershipit të kryetarit të bashkisë dhe ekipit

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close