Apeli në Ora News - Banesë, bursa e transport falas për familjen e gjyqtares Hafizi
04/09/2017 - 20:03

Bashkia e Tiranës ndërmerr një sërë iniciativash për familjen e Fildes Hafizit, pas apelit të një nate më parë në RTV Ora News. Një banesë ose pagesa e qirasë, bursa apo edhe transporti publik falas, janë mundësitë që po vlerëson Bashkia e kryeqytetit për familjen Hafizi, pas apelit publik për ndihmë.

Pas intervistës ekskluzive në Ora News me fëmijët dhe prindërit e gjyqtares Fildes Hafizi, Bashkia e Tiranës është angazhuar në marrjen e disa iniciativave për lehtësimin e kushteve të jetesës së tyre.

Skuadra e Shërbimit Social i është drejtuar banesës së gjyqtares së Shkodrës, e ekzekutuar pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti, për të biseduar me familjarët e saj, me qëllim për të bërë një vlerësim më të detajuar të situatës dhe gjendjes së tyre ekonomike.

Ora News mëson se Bashkia e kryeqytetit po vlerëson mundësinë e një shtëpie ose pagesën e qirasë për Melissën, Arlindin dhe prindërit e Fildesit.

Gjithashtu bashkia e Tiranës ka menduar ta ndihmojë familjen me mobilimin e shtëpisë, ndërsa për fëmijët e mbetur jetimë do të sigurojë bursë për të vazhduar studimet dhe mundësi transporti falas.

Pas konstatimit të gjendjes ekonomike nga skuadra e Shërbimit Social, Bashkia e Tiranës ka nisur menjëherë nga puna për t’i garantuar familjes strehë dhe fëmijëve mundësi arsimimi.

Familja e gjyqtares në kushtet e një shoku dhe gjendje dëshpërimit për humbjen e madhe, ka bërë apel për ndihmë nëpërmjet kameras së Ora News, për shkak se jetojnë në një shtëpi me qira dhe pas humbjes së Fildesit nuk kanë më mundësi financiare për ta paguar atë.

Lexo më shumë:

Ekskluzive, fëmijët e Hafizit: Babi na terrorizonte, kur qanim ai qeshte

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close