Intervista - Bashkëshortja e Gjin Gjonit për raportin me Berishën, vilën e anuluar, konfliktin me gjermanin e Merkel dhe orën Rolex…
17/02/2017 - 13:13

Mira Kazhani: Ka një pike të nxehtë që ka të bëjë me momentin e parë kur Gjin Gjoni është sulmuar nga kryeministri Rama, nuk do duhej të thoja sulmuar, u lakua si emër, në programin 300-ditësh të qeverisë. Kjo sepse pati zëra se nëpër disa kancelari diplomatike qarkulloi një informacioni tillë; sipas tyre kancelarja Angela Merkel është ankuar se ishte një farë gjyqtari Gjin Gjoni që kërkon ryshfete dhe bëhet pengesë.

Elona Çaushi: Për Duty Free, për aeroportin.

Mira Kazhani: Jo unë e di se u fol për një biznesmen gjerman që i kish kërkuar ryshfet dhe kjo përkon me atë që tha kryeministri atëherë, që gjyqtari Gjoni po përmendej edhe nga të huajt, pra kishte një lidhje mes asaj që mund të kishte thënë Angela Merkel për një gjyqtar në Shqipëri dhe asaj që po citonte kryeministri Edi Rama. Ju keni një përgjigje?

Elona Çaushi: Të them të drejtën, është një variant ky i joti, pa i ngatërruar me atë që e ka dëgjuar në ca studio televizive. Kur lançohet shumë nëpër studio televizive, gazeta dhe bëhen këto legjenda urbane, ti je në një moment që dyshon edhe të vërtetën. Që Angela Merkel ka përmendur Gjin Gjonin, unë duhet të ndihem shumë e mikluar këtu, duke ditur mentalitetin gjerman dhe them të drejtën këtu kam qeshur, nuk jam mërzitur. Mira mund ta konceptosh ti dot, që një demokraci shembullore, jo e pastër, por shembullore gjermane, një kancelare, një vend ku kam jetuar shumë e shumë vite, një kancelare të përmendë një gjyqtarë në detyrë, nominativisht, me emër në një fjalim.

Mira Kazhani: Mund të mos e ketë përmendur në fjalime publike, por në takime private është një gjë e besueshme që mund ta bëjë, nëse ka një shqetësim për biznesmenë gjermanë apo të mbroj interesin e biznesit gjerman në Shqipëri…

Elona Çaushi: Unë dua që ta sqaroj këtë një herë e mirë, sepse janë bërë shumë aludime. Bëhet fjalë për Duty Free, një konᛡikt, administrativ civil që unë kam patur me Hotifn e mëparshëm, për një shifër qiraje që m’u duk e ekzagjeruar.

Kur bën disa diskutime biznesi ato janë të forta dhe të ashpra, ata nuk lëshonin pe, jemi përballur me gjykatat e këtij vendi. Ishte konflikt me gjermanët, konᛡikt administrativ, që nuk ka asnjë të keqe që pala gjermane të interesohet për biznesin e saj, por edhe në momentin që flasim unë kam një kontratë në vazhdim dhe nga momenti që unë kam një kontratë, do të thotë që konflikt nuk ka. Dhe konflikti u zgjidh me një vendim gjykate por edhe në sajë të tolerancës nga ana jonë dhe të bashkëbisedimit, sepse vërtet gjyqi mund të vendosë për diçka, por në biznes duhet të jesh tolerante.

Ato kanë kthyer një shumë të konsiderueshme shumë parash, sepse bëhej fjalë për një shifër marramendëse që paguhej, për një zone 150 e ca metër katror ne paguanim 90 apo 90 e ca mijë euro qira në muaj, jo në vit dhe standardet as të Frankfuritit, as të Europës. Dhe më pas ata toleruan, toleruan edhe ne, kjo pastaj u mor.

Ose kryeministrin Rama e kanë dezinformuar gjë që ndodh rëndom, me apo pa qëllim është për t’u parë dhe për t’u diskutuar, që Duty Free po ndikonte në nivelin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane, gjë që për nivelin tim të them të drejtën, edhe të shkollimit, duhet vetëm të qesh.

Kjo u bë një alibi e studiuar mirë që u kthye në alibi për të goditur Gjin Gjonin. Akuzat janë politike, unë thjesht e shoh që si detyrë e imja për të sqaruar pozicionin tim dhe të Duty Free që ne kurrsesi, për një vend që unë kam nostalgji, që e respektoj, për një komb që ka pjellë gjeni, kurrsesi nuk do të bëhesha unë shkak, ose Duty Free që unë përfaqësoj, që të prishja marrëdhëniet shqiptaro-gjermane. Kurrsesi dhe kjo është një legjendë urbane, siç filloi edhe pyetja jote…

Mira Kazhani: Çfarë thotë ai, (Gjin Gjoni)? Do duhej të pyesja atë por ju po ᛡisni sot jo vetëm në emrin tuaj por edhe të familjes. Gjatë këtyre viteve, çfarë thotë, çfarë të ka thënë ai? Pse emri i tij u bë personi턛kim i Reformës në Drejtësi?

Elona Çaushi: Nuk e di, për këtë duhet të pyesni në fakt kryeministrin Rama, unë kësaj nuk mund t’i jap përgjigje.

Mira Kazhani: Unë nuk kam pse pyes kryeministrin, askënd tjetër. Do të prisja Vettingun më mirë për këtë çështje, por meqë jemi bashkë në këtë intervistë ndoshta një mendim të lirë, një opinion. Si e mendon ai? Këtë kisha parasysh kur ju pyeta…

Elona Çaushi: Ke shumë të drejtë, Vettingu është bërë domosdoshmëri, ne jemi pro reformës. Unë si biznes kam patur edhe punë me gjykatën, e kam ndjerë se çfarë do të thotë të shkosh në dyert e gjykatës, por të siguroj që ne të dy, bile nëse Vettingu do të merrte fund për 10 ditë, ne do të ishim partizanët e parë dhe ta them pa asnjë ndrojtje unë dhe im shoq. Për të fshehur nuk kemi asgjë, unë po i them gjërat siç kanë qenë, janë të vërtetueshme, librat në tatime janë të hapur. Jemi të dy partizanë të reformës shpresoj që kjo reformë do ta ndryshojë sistemin e drejtësisë dhe jam e bindur. Në çfarë mase kam dyshimet e mia edhe si qytetare dhe e them hapur.

Por im shoq gjithë këtë periudhë ka qenë tepër i qetë, ka një qetësi, një përpunim të gjërave. Unë nganjëherë të them të drejtën, edhe natyra femërore është pak më emotive, por është shumë i qetë, vazhdon punën në gjykatë, jep vendime, është një gjyqtar që të them të drejtën që ka 23 vjet ka hyrë në të 24-tin dhe ka bërë gjyqe nga më të vështirat, civile, penale. Por po flas për penalet sepse koha atëherë ka qenë tepër sensible dhe nuk ka marrë ndonjë kërcënim.

Mira Kazhani: Por a jeni ndjerë këtë kohë të kërcënuar, sepse nuk është e thjeshtë që të dëgjosh emrin tënd që të lakohet dhe që ndoshta mund të jesh duke u linçuar absolutisht me te padrejtë, apo me të drejtë këtë nuk e gjejmë dot ne sot me fjalë, ama gjatë kësaj kohe ju e keni përjetuar me dhimbje dhe me një lloj stresi në familje, këtë që ndodh? Ka një lloj ankthi?

Elona Çaushi: Një ditë pashë që ishte ftuar tek “E Diell”, nga Krasta në mos gaboj, një kolege e jotja. Ajo tha, nuk e di, ishte larguar nga puna nga një televizion dhe fjalia e pare që tha, uroj që këtë intervistë tonën, mos e ndjekë ime më. E mirëkuptova. Ime më ishte shumë më e azhornuar se unë për çdo rresht gazete, për çdo koment, një brez tjetër që është shumë më ndryshe. Unë i thoja komentet mos i lexo, janë shumë subjektive për më tepër në një vend si ky i yni. Tirana unë e quaj një qytet të vogël ku gjithkush e njeh njëri-tjetrin, xhelozia është tipar njerëzor. E mira është mos kalojë në mllef dhe të them të drejtën, unë e kam vuajtur këtë pjesën emocionale të prindërve të mi, të familjes, por që kur je para faktit që shikon, ti ulesh në divan, shikon të flitet për ty.

Ke një gjyqtar në krah dhe atje thua se ka bërë gabim që ishte martuar me një biznesmene, nuk do të kishte gabuar ndoshta po të merrte një student, pa rrogë, ose një femër të thjeshtë, me një rrogë minimale. Megjithëse do të ketë Vetting tek ne nuk do të ketë divorc, për këtë të siguroj. Vetting të bëhet, divorc jo. Nuk përbën absolutisht faj që ne të dy jemi bashkë dhe për ca njerëz, apo ca analistë ndoshta kjo nuk u shkon për shtat, duhet ta kishin menduar më përpara kur të zgjidhnin kandidatin Gjoni për sulm.

Mira Kazhani: Një moment interesant që nuk kaloi pa u vënë re dhe pati lumë komentesh, ishte kur bashkëshorti juaj, gjyqtari Gjoni i ra shorti në Komision Zgjedhor.  Dua të më tregosh, por dua me të vërtetë të jesh e sinqertë dhe të na tregosh atmosferën familjare atë ditë.

Elona Çaushi: Unë vija nga jashtë me një shërbim pune, që i kam të shpeshta, Gjini ishte këtu dhe më thotë që duhet të vish shpejt, po dal të të pres sepse duhet të ik urgjent sepse kemi një mbledhje KLD. Mbledhje urgjente, i them, jo se u shqetësove por e pyeta, kaq urgjente? Bëhet një short më tha. Çfarë shorti e pyeta? Jo, tha është për Komisionin Zgjedhor. Po e mbaj mend i thashë. Atje merrnin pjesë 8 apo 9 gjyqtarë. Ai tha, jam kurioz se është çështje goglash.

Mira Kazhani: Kishte dëshirë ai që të zgjidhej? Elona Çaushi: Jo, ishte neutral. I thashë çështje goglash në çfarë kuptimi dhe qesha. Hidhen gogla si në futboll. Internet, i thashë do të jetë si tek Ardit Gjebrea, kam dashur gjithmonë të luaj tek ajo e Arditit, por nuk e kam bërë

Mira Kazhani: Edhe tek Arditi do të fitosh? Elona Çaushi: Ndoshta, nuk jam supersticioze, por besoj tek shenjat. Çdo gjë ndodh për një arsye të caktuar edhe ndoshta në Lotto kam pas fituar më përpara në Gjermani 900 marka. Kam shans në lojë, por nuk do ta quaja shans këtë të zgjedhjes së Gjinit në KZ.

Mira Kazhani: Por unë e kujtoj buzëqeshjen e tij, gjysmë ironike…

Elona Çaushi: Jo, ai ndoshta nuk e ka pritur. Edhe nga buzëqeshja, sepse u fokusuan kamerat tek ai dhe kur e shqiptojnë ndoshta është emër i thjeshtë për ta shqiptuar, sepse është emër njërrokësh, e thonë edhe politikanët shpesh. Ai qeshi, për të qenë e sinqertë me ty, qeshi sepse nuk e priste. Gjini i ka qejf sfidat dhe është i qetë si natyrë.

Mira Kazhani: Keni një raport me Berishajt si familje dhe a ka bashkëpunuar bashkëshorti juaj Gjoni me ish-kryeministrin Berisha?

Elona Çaushi: Që një gjyqtarë të bashkëpunojë me një kryeministër më duket tamam legjendë urbane. Nuk mund të ndodhë absolutisht.

Mira Kazhani: Ka ndodhur që të kontrollohen gjykatat sistematikisht nga politika, nuk është çudi. Edhe prokuroria edhe presidenti, raste të rralla janë ato që dalin jashtë sistemit. Kështu ndodh në përgjithësi, jo se është në rastin tuaj sepse këtë unë nuk e di?

Elona Çaushi: Edhe kjo drejtësi që është, është pjellë e politikës, sepse variojnë nga njëra-tjetra. Por në rastin konkret absolutisht jo. është totalisht abuzim. Në kuptimin e votimit, sesi voton im shoq, as unë nuk e pyes, ai ka bindjet e veta unë kam të miat. Dhe me ish-kryeministrin doktor Berishën ai nuk ka patur, në 8 vite të Berishës kryeministër, im shoq nuk e ka takuar asnjëherë të vetme

Mira Kazhani: Atëherë si shpjegohet që zoti Berisha e mbrojti atë dhe tha se kur të ᛡisni për Gjin Gjonin lani gojën, dukë lënë të kuptojë se kishte informacion dhe e njihte mire, sepse nuk e ka mbrojtur kështu kot apriori. Elona Çaushi: Për këtë pyesni zotin Berisha, edhe zyrën e ka këtu pranë meje.

Mira Kazhani: Çuditërisht edhe kjo është një rastësi, koincidence e fatit?

Elona Çaushi: Kjo është rastësi, unë kam ardhur në këtë zyrë kur mbante akoma erë gëlqere. Ka qenë ambasadori Lohan nëse e mbaj mend. Këtu edhe unë bile ishim të përkëdhelur të dy zyrat sepse edhe ashensorët i kishin tonët. Tani këtu ka një mbipopullim dhe duhet të presësh. Nuk e di nëse e vure re kur u ngjite. Doktor Berisha është në këtë kat, komplet rastësisht.

Mira Kazhani: Shiheni, përshëndeteni?

Elona Çaushi: Patjetër që po.

Mira Kazhani: S’keni pirë një herë një kafe?

Elona Çaushi: Jo! Nuk e di, juve duhet ta dini më mire se unë, nuk është njeri i kafeve mesa shoh unë dhe mesa dëgjoj. Por është njeri tepër i sjellshëm. U flet të gjithëve në kat. Edhe vajzave të mia që punoj në zyrën tjetër. Kjo ka qenë e rastësishme. Të vij tek pyetja tjetër. Isha në Durrës, atë ditë, kur po kthehesha ma thane. Pse e përmendi? Për këtë pyesni zotin Berisha. Por ju duhet ta dini më mirë i gazetare. Berisha është një njeri që ka mbi informacion.

Mira Kazhani: Që e ka një qytetar dixhital të gjithë e dimë, por se kush është qytetari këtë nuk e dimë.

Elona Çaushi: Mund të jetë edhe gazetar dixhital, qytetar, varet. Doktor Berisha ka informacion, ka patur ndoshta edhe për rastin Gjin Gjoni, ka qenë 8 vjet kryeministër, ka patur SHIK-un, ka patur Shërbimet sekrete, çfarë ka bërë ky gjyqtar, si është komportuar, me rastet nëse ka abuzuar, ndoshta duhet të jetë pjesë e kësaj. Nuk di të them një tjetër përgjigje.

Mira Kazhani: Më the pak më pare që nuk e pyes bashkëshortin tim për kë voton, ai voton për bindjen që ka, unë votoj për bindjen time. Padyshim që vota është krejt private dhe e fshehtë, po a ka një plan politik Gjin Gjoni, ndoshta për të qenë në listat e PD?

Elona Çaushi: Mesa di unë jo, ndoshta të tjerë e dinë më mirë. Mesa di unë jo, nuk ka.

Mira Kazhani: Nuk është se e tërheq politika. Elona Çaushi: Jo! Mira Kazhani: Ku i bëni zakonisht pushimet. Keni udhëtuar ndonjëherë në Amerikë? Keni udhëtuar shumë besoj gjatë këtyre viteve?.

Elona Çauhsi: Amerika më duket e largët, është vend tepër i bukur, më pëlqen prakticiteti amerikan, është një vend i demokracisë. Ti e pe se çfarë ndodhi me gjykatat, që ne duhet të marrim shembull, por të them të drejtën pushimet tona, Mira unë dhe njerëzit e zyrës që punojnë me mua, e dine që nuk i kam pushime klasike. Unë kam një laptop afër dhe telefonin. Domethenë nuk quhen klasike në atë mënyrën që ti të relaksoshesh 100%.

Mira Kazhani: Jo, tani këto janë pushimet klasike me telefon në dorë dhe me laptop, nuk ka më klasike. Këtu po që jemi të gjithë shumë të barabartë

Elona Çaushi: Normalisht ne i bëjmë pushimet afër. Vëllai im është jashtë shkojmë edhe tek ai. Ka një fëmijë të vogël. Me prindërit në jug shkoj, por shkoj në qershor, kur nuk ka popullim të madh të jugut, që shoh gjithë Tiranën. Atë dua ta evitoj, të them të drejtën, sepse Tiranën e kam këtu ku jam ditë për ditë, por që shkojmë për shembull. Unë ngaqë udhëtoj shpesh, sepse kjo është detyra ime në këto 턛rma që përfaqësoj, që unë të udhëtoj, për të krijuar marrëdhënie të reja, biznese të reja, të hap dyer të reja, ndaj kur vijnë pushimet dua të jem sa më afër, Itali, shumë shumë, vendet e largëta. Dikur ndoshta i kam preferuar. Do bëj gabim të them që është çështje moshe, nuk e them, nuk do e dëgjosh nga unë, por mundohem t’i bie rrotull Shqipërisë, sepse kemi një jug të mrekullueshëm. Ky është gabimi jonë, nuk jemi koshientë çfarë kemi.

Mira Kazhani: Keni të drejtë për këtë. Tek vila pse nuk po jetoni? Çfarë ndodhi? Sepse edhe për vilën është folur shumë.

Elona Çaushi: Tek vila e kemi thënë dhe stërthënë, kemi dëgjuar nga të tjerë variante të ndryshme, nga të tjerë dhe e kam të vështirë të bëj dallimin, çfarë është thënë, ku është thënë dhe ku është e vërteta. E vërteta është kjo që po u them unë , që ajo ishte një kontratë porosie, do të thotë e marr nuk e marr, janë bërë disa transaksione, por në fund vendosa se më pëlqen zhurma e qytetit, nuk më pëlqen ajo qetësia absolute e vilave atje, apo tek vila e Kodrës së Diellit. Më pëlqen në apartament, afër qytetit, janë gjërat më të kapshme më praktike, kjo është.

Mira Kazhani: Tani një gjë është e vërtetë, që orën e keni shumë të shtrenjtë, si ajo që ᛡiste ambasadori Lu. Është një Rolex me diamante, shumë e bukur është por… Edhe jeni e veshur sot Chanel e gjitha…

Elona Çaushi: Do të të korrigjoja për termin, e gjitha. Bluza është Chanel ka 16 vjet kjo bluze. Hyn tek ato Vintege të Chanel, të tjerat, fundin e kam pa markë, por më pëlqejnë gjerat e thjeshta, nuk jam e 턛ksuar pas markave. Kur më pëlqen një gjë në vitrinë e marr. Anglezi thotë “e rrëmbej”, thjesht e marr dhe më pëlqen. Sigurisht nuk hiqem ndryshe nga ç’jam, që të shkoj tek Zara të blej, që të kem një foto aparat nga prapa dhe ta nxjerr në Instagram. Që të them se blej tek Zara, këto janë kompromise që i kam bërë me veten. Me Gjinin edhe tani, por edhe pa Gjinin nuk i kam bërë, unë Elona nuk i bëj këto. Të vijmë tek ora, orën e kam blerë vetë, bile meqë u vu ky standardi i orëve, që të them të drejtën, jemi të paktët që deklarojmë orët.

Përderisa unë kam një kompani ku paguaj 900 milionë të vjetra shtetit, në 4 vitet e fundit, besoj se nuk do e kem të vështirë t’i blej një orë vetes dhe bashkëshortit tim, por i deklaroj. Mira Kazhani: Pas kësaj interviste disa do t’ju besojnë, disa nuk do ju besojnë, disa do komentojnë. Por keni frikë ju sesi do të komentohet kjo intervistë?  Keni një stres, një ankth?

Elona Çaushi: Shiko Mira, po t’i hyja unë kësaj ideje që sa do të më komentojnë, jam e bindur që do të më komentojnë, ca nuk do e marrin të vërtetë, ca do interpretojnë, ca do e politizojnë. Është në zgjedhjen e tyre, unë nuk do e kisha bërë këtë intervistë. Siç të thashë edhe në fillim, jam njeri që nuk kam komplekse, ose kam komplekse por të minimizuara mund të them. Është shumë mirë që jam tek intervista dhe gjithsecili është i lirë të shkruajë çfarë të dojë.

Mira Kazhani: Edhe një pyetje të fundit, të fundit. Ku besoni ju tani? Çfarë mendoni një ngjarje, rrethanë apo moment që do t’i hedh pas sulmet që ju i gjykoni të padrejta? Përtej kësaj interviste që ju ma sqaruat që në fillim, që është një ballafaqim me opinionin publik shqiptar sesa me akuzatorët, apo me ata që u kanë sulmuar.

Elona Çaushi: Edhe një pjesë për të cilën, për mua është e deformuar. Sigurisht e media është e lire, por është për të ardhur keq. Dua të bëj një sqarim si pjesë e medias që kam qenë dikur, kam qenë edhe unë dikur në vitet 1994-1995, shkruaja për faqen politike të “Koha Jonë”, kam qenë korrespondente në Gjermani.

Më vjen keq kur shikoj sesi është transformuar, deformuar një pjesë e medias, kurrë nuk do ta besoja që e gjithë media, do të ishte gabim të thoja gjithë media. Gjithë media do ishte shumë gabim, pastaj këtu nuk do të kishte më shpresë, duhet të jetë ajo drita në fund të tunelit, atë që t’i shpreh me fjalë të tjera, ku besojmë ne? Ku besojmë ne? Ne besojmë tek ajo drita në fund të tunelit, besojmë tek vetja, besojmë tek letrat tona, për të cilat nuk ka asnjë diskutim që nuk janë në rregull, nuk ka pse mos të jenë. Besojmë që edhe ata njerëz që kanë për menu ditore urdhëratë politikë, të jenë më logjikë dhe më të ndershëm në radhë të parë me vetveten dhe pastaj me opinionin publik.

Unë prandaj isha gati për një intervistë të tillë, shumë të perceptueshme për opinionin publik, për ata që ta kuptojnë sa më thjesht se çfarë ka ndodhur këtu. Dhe shpresoj që të paktën me këtë intervistë të thjeshtë, sa më të perceptueshme të paktën të kem sqaruar një pjesë të opinionit.

Po të thoja të gjithë do të ishte utopi, por jam e bindur që një pjesë ndoshta nuk më kanë parë fare, nuk e dinin që unë ndoshta ekzistoja. Pasi Tiranën unë gjithmonë mendoja, që Tirana e vogël ku unë kam lindur, kishim miq, shokë, unë jam shumë e lumtur, shumë mirë ndihem që Tirana do të jetë kaq e madhe. Jam e vërtetë, sepse sjellin edhe kultura të reja edhe nga rrethet dhe është bërë metropol. Por unë e pranova ftesën tuaj me shumë kënaqësi sepse desha të sqaroj pozicionin tim në radhë të parë, dhe duke sqaruar pozicionin tim, indirekt sqaroj edhe pozicionin e bashkëshorti, të të famshmit gjyqtar, që nuk është i famshëm, fare, sepse është një njeri normal, që ka bërë punën e tij për 23 vite, si dhe pozicionin e tij, që kam qëndruar tek kuadrati i biznesit 18 vite e gjysmë, pa bërë asnjë tender publik.

Që do të thotë se nuk jam kundër njerëzve që bëjnë tendera publikë, i përgëzoj, por për mua ka qenë gjithmonë diçka që nuk doja ta prekja dhe ka qenë një stres i shtuar. Kjo është Elona me të mirat dhe të këqijat e saj dhe me bizneset e saj modeste.

Mira Kazhani: Elona faleminderit që rrëfimin tënd e ndave ekskluzivisht për tiranapost.al

Elona Çaushi: Të falënderoj Mira

/Tiranapost.al/

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close