Bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea shkon në burg
15/06/2017 - 11:52

Arrestohet bashkëshorti i gjyqtares së pezulluar të Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea.

Policia ezkekutoi urdhërarrestin për Odhise Andrean pasi duhet të kryejë dënimin prej 1. 5 vite burg të dhënë nga Gjykata e Lartë.

Dje Gjykata e Lartë shpalli fajtore për akuzën e korrupsionit Majlinda Andrean duke e dënuar me 4 vite burg, dënim për të cilin vendosën pezullimin në 3 vjet në shërbim prove.

Për bashkëshortin e saj Odhise Andrea gjykata vendosi dënimin me 1.5 vite burg. Ciftit Andrean iu hoq edhe e drejta që për 5 vite të ushtrojnë funksione publike. Gjithashtu gjykata dënoi nga 1 deri në 1.5 vite burg të akuzuarit e tjerë Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino.

Akuza ndaj gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për një vendim pronësie në zonën e Butrintit.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vite burg për gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e 50 mijë eurove të përfituara nga korrupsioni për të cilat gjykata e lartë vendosi të kalojnë në shtetit.

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close