“Shqipëria që duam” - Bashkëqeverisje me qytetarët, Rama: Çfarë kanë më shumë Ndoka dhe Dule?
17/07/2017 - 20:54

Kryeministri Edi Rama ka nxitur edhe njëherë qytetarët ti bashkohen qeverisë së re në shtator në një koalicion bashkëqeverisje në plaftormën online “Shqipëria që duam”.

Duke folur me banorët në Berat, Rama tha se kjo do të bëjë që edhe zyrtarët në zyrat e shtetit të jenë në presion për të dhënë si duhet shërbimin ndaj qytetarëve.

Për skeptikët e kësaj platforme, Rama tha se ndërtimi i këtij mekanizmi është krejtësisht i mundshëm.

Rama iu referua Nard Ndokës me Vangjel Dules, kur tha se këta dy kryetarë partie nuk kanë asgjë më shumë se një qytetar i thjeshtë për të qenë pretendentë apo anëtar koalicioni.

Rama: Është një bast shumë i madh që kanë vënë njerëzit për ne. Ka vetëm njjë rrugë që ne të mos i zhgënjejmë njerëzit dhe ti bëjmë gjërat për të cilat na kanë votuar. Kjo rrugë është që të bashkëqeverisim me njerëzit.Jo në kuptimin simbolik, as thjesht duke organizuar dëgjesa por duke organizuar një mekanizëm të mirëfilltë bashkëqeverisje që të bëjmë të mundur që problemet e njerëzve të zgjidhen.

Kjo mund të bëhet jo vetëm me vullnetin tonë por edhe përfshirjen e sa më shumë njerëzve në një koalicion real. Çfarë ka më shumë Nard Ndoka apo Vangjel Dule? Kanë vetëm një avatantazh që nuk u vjen zor të dalin në televizor dhe të bëjnë sikur përfaqësojnë popullin. Kanë dhe një aftësi që u duhet njohur, dinë sesi duhet të hyjnë nga dritarja dhe të dalin nga dera.Janë mësuar të pretendojnë që me ato partitë e tyre që nuk ekzistojnë të bëhen edhe Ministra, udhëheqësa, të fusin dhe kushërinjtë ti bëjnë Drejtorë. Pse këta kanë këtë privilegj që të jenë pretendentë dhe anëtarë kualicionesh qeverisëse dhe një njeri i zakonshëm nuk mund ta ketë?

Me krijimin e qeverisë së re përmes këtij mekanizmi do të ftojmë këdo të bëhet anëtar ose anëtare e koalicionit qeverisës që është përfshirja e drejtëpërdrejtë në qeverisje. Ata që duan të bëhen anëtarë mund të regjistrohen dhe të jenë aktiv.Të kenë akses në procesin e vendimarrjes realisht.

Nëse kemi një rrjet të organizuar anëtarësh koalicioni në gjithë Shqipërinë atëherë do ti shikoni ju drejtorët e zyrave sesi do fillojnë të kuptojnë se janë në rrezik të vazhdueshëm. Se rreziku nuk u vjen vetëm kur u futet Nard Ndoka mik tek Ministri, e merr në telefon se zoti Nardi është njeri i rëndësishëm. Rreziku i vjen dhe nga njeriu aty që i kërkon letrën dhe nëse nuk e merr e çon fjalën drejt tek Ministri dhe pasoja i vjen atij direkt nëse e drejta është me qytetarin. Është plotësisht e mundshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Edhe Presidenti Thaçi bën presion për ratifikimin e Demarkacionit dhe Asociacionit

Close