Basha “vendos” pullat fiskale në Kamzë: Nëse hyn Tatimor, burg!
18/06/2017 - 14:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset e vogla në Kamzë. Gjatë bashkëbisedimeve ai theksoi programin ekonomik, ku tatimori nuk do të lejohet të ushtrojë presion ndaj bizneseve

Basha:  Më 25 qershor do të përfundosh një herë e mirë nga terrori i tatimorëve. Po u kap tatimor brenda do të shkojë në burg.

Ndërkohë dhe një herë u theksua liria për bizneset.

Qytetarja: Kisha paguar lekët, por nuk kishte ardhura kasa. 500 mijë lekë gjobë.

Basha: Me një gjobë i merr fitimin e një muaji.

Një tjetër shqetësim mbetet mungesa e fuqisë blerëse si dhe blerja me lista.

Banori: Kriza është e jashtëzakonshme.

Ndaj, ai kërkoi votën në 25 qershor për realizimin e programit ekonomik

Basha: Duke votuar numrin 6, derën e zhvillimit, punësimit, punës dhe mirëqenies për qytetarët e Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    Luli vockël taksat duhen mbledhur se pa taksa nuk ka rritje rrogash dhe ekonomi të fort se kuptoj si do e bësh ekonomin e fort pa kontrolle tatimore?

Komento

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close