Analiza për humbjen - Basha thërret në takim krerët e degëve; javën tjetër udhëzimi
23/09/2017 - 16:17 Nga: Everest Dedaj

Pas vendimit në kryesi për të nisur një analizë të thellë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, kryetari i partisë demokratike Lulim Basha, ka thirrur në takim kryetarët e degëve në rrethe.

Mbledhja ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta ndërsa është diskutuar gjerësisht për procesin e analizës dhe ristrukturimit të kësaj force politike.

Analiza e 25 qershorit, do të jetë e ndryshme më atë që Partia Demokratike ka bërë për humbjen e zgjedhjeve të 2013 por edhe asaj të 2015.

Burimet i thanë Ora News, se analiza do të nis me një tur dëgjesash të hollësishme të anëtarësisë por edhe me takime konsultative, të cilat do të shtrihen në çdo degë. Për këtë, pritet që në fillim të javës së ardhshme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të nxjerr edhe një udhëzim, për të detajuar mënyrën se si do të zhvillohet i gjithë procesi i analizës dhe ristrukturimit në bazë i Partisë Demokratike.

Me zhvillimin e analizës dhe turit të konsultimeve në gjithë vendin, pritet që kryetari Lulzim Basha, të thërrasë edhe dy forumet kryesore të kësaj force polikë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu kryetarët e degëve janë informuar se paralelisht me procesin e konsultimit me anëtarësinë, një grup punë do të punojë për ndryshime në statut me qëllim të bëjë të mundur që zëri çdo i anëtari të Partisë Demokratike të dëgjohet për ta bërë këtë forcë më demokratike dhe më të fortë.

/Ora News.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Vettingu, Spahiu: SHBA dhe BE janë tërhequr për momentin

Close