Deklarata - Basha: Shërbëtorët e krimit ta kuptojnë se nuk ka zgjedhje pa opozitën
20/03/2017 - 19:29

Duke theksuar se udhëheqësit e lartë të Partisë Socialiste janë pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se ata identifikojnë karrigen e tyre me demokracinë dhe se e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin.

Sipas Bashës, ata që ndihen padronë të popullit dhe shërbëtorë të krimit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Duke theksuar se opozita është me popullin dhe jo me krimin, Basha shprehet se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk mund të ketë.

Deklarata e plotë e Bashës:

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karrigen e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje.

Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qëndresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Behar says:

    Lulzim, largohu nga shqiperia dhe lere popullin e shkrete rehat. Mjaft.
    E shkaterrove partine demokratike. Ti je vdekja e partise demokratike, ti dhe sala.
    Ben qef Edi nga qe je ti dhe sala te perlyer me krime dhe kembengulni.
    Nuk mund te mbani popullin ne erresire per gjithmone. Mjaft me marezi.
    Largohuni

Komento

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close