Zgjedhjet e 25 qershorit - Basha: Ramës i bie të fikët nëse vjen në debat
19/06/2017 - 22:51 Nga: Klodi Karaj

Kryetari i Partisë Demokratike vijoi me takimet elektorale në Berat dhe Lushjnjë. Lulzim Basha prezantoi programin ekonomik si e vetmja alternativë për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ky program, tha Basha ka rezultuar i suksesshëm në Europë dhe SHBA. Në replikë me kryeministrin Rama, Basha tha se ai ka frikë të përballet në debat pasi i duhen vetëm 5 minuta që t’i bjerë të fikët.

Lulzim Basha tha nga Berati se plani ekonomik i PD-së është i vetmi program real i kësaj fushate, që ka marrë mbështetjen e Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Ky program, tha Basha, do t’u heqë shqiptarëve lakun që i mbyti për katër vite.

Basha e ftoi Ramën sërish në debat, teksa tha se ai nuk pranon sepse do i duhen vetëm 5 minuta për t’i rënë të fikët. Ndërsa me batutë, kryedemokrati sugjeroi për t’i blerë Kryeministrit një timon lodër.

Ndërkohë, nga Lushnja, në takimin përmbyllës atje Basha i kujtoi kryeministrit premtimet e pambajtura.

E diela, tha Basha është dita për të ndaluar largimet massive të shqiptarëve jashtë vendit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close