18 Shkurti - Dihet nisja e protestës PD por jo mbarimi. “Policia të mos provokojë”
17/02/2017 - 14:38 Nga: Everest Dedaj

Partia Demokratike është në përgatitjet e fundit për protestën e së shtunës. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha se 18 shkurti do jetë dita e ndryshimit, ndërsa ftoi qytetarët që të bashkohen në shesh. Basha tha se protesta do të jetë paqësore, teksa një apel pati edhe për policinë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha mesazhet e fundit për protestën duke i bërë thirrje shqiptareve të bashkohen në shesh.

Basha tha se 18 shkurti është dita e ndryshimit për shqiptarët, duke theksuar se bashkë me qytetarët do marrë një vendim të madh, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë

Basha: Do t’i tregojmë çdo shqiptari dhe botës mbarë, e cila do të jetë me sytë tek ne, dhe do na mbështesë, dhe bota demokratike po na mbështet për fitoren e kauzës së drejtë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të vijnë me gratë, me të rejat, me të rinjtë, me familjet. Ne do të jemi me familjet tona. Do të jetë një protestë madhështore, do të jetë një bashkim madhështor dhe të gjithë së bashku do të hapim një derë të re për Shqipërinë tonë dhe për jetën e çdo shqiptari.

Kryetari i Partisë Demokratike shuajti çdo insinuatë se protesta e nesërme mund të jetë e dhunshme, por kishte një mesazh për policinë.

Basha: Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot, të mos bie pre e asnjë manipulimi politik, të mos provokojë, përndryshe do të përballet me pasojat e sjelljes provokative. Por jam i bindur se e nesërmja do të jetë një festë gjigante demokracie, shprehja më e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve për t’i dhënë fund të keqes, për të marrë sëbashku një vendim të madh nesër për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që do ta marrim së bashku aty, të gjithë sëbashku, të gjithë qytetarët.

Më herët Basha u takua me aleatët

E premtja, është një ditë me takime intensive e kryetarit Basha, në diskutim për të përcaktuar strategjinë e protestës të së shtunës në mesditë.

Në këtë kuadër, lideri i opozitës ka zhvilluar një takim edhe me partitë aleate në parlament.

Protesta nis në orën 12 por ende nuk dihet fundi i saj. Duket se kryetari i demokratëve ende nuk ka marrë një vendim të qartë nëqoftëse do të qëndrojë në shesh apo ndoshta Partia Demokratike do t’ia lërë momenteve të fundit nisur edhe nga pjesmarrja e qytetarëve.

Rreth orës 11:30 të së shtunës, Basha i shoqëruar nga një grup të rinjsh do të marshojë drejt pedonales “Murat Toptani” për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard përpara Ministrisë së Brendshme dhe më pas për tu zhvendosur bashkë me ta drejt Kryeministrisë. 

Është parashikuar se në protestë do të ketë rreth 10 folës, ku mesazhin e fundit politik do ta mbajë vetë kryetari Lulzim Basha.

Burimet i thanë Ora News se ftesë për të marrë pjesë në protestë kanë marrë edhe artistë dhe intelektualë, të cilët janë përgjigjur pozitivisht.

Skenaret e protestes se neserme 

Gazetari i Ora News Everest Dedaj informon: Pritet që nesër të merret një vendim i madh në Bulevard para kryeministrisë. Vetë Basha nuk e specifikoi, por burime mjaft të rezervuara, shumë afër kryetarit të PD-së se mund të shkohet drejt një skenari për të qëndruar në shesh për shumë orë.

Pas fjalimeve politike, fjalimi i fundit do të jetë i Bashës, kryetari i PD-së do tu kërkojë protestuesve të qëndrojnë në shesh dhe të mos largohen deri kur të plotësohet kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo sipas burimeve të PD-së mund të arrihet vetëm duke ushtruar presion dhe protestuar derisa kryeministri Rama të pranojë një qeveri teknike, e cila do të përgatisë zgjedhjet.

Këto burime janë mjaft të rezervuara pasi kryetari i PD-së ka një ditë mjaft intesive. Ka takuar aleatët po takon drejtuesit e degëve dhe strukturave të PD-së. Gjithashtu ka një komunik mjaft intensiv me të gjithë grupet organizative të protestës. Këto takime do të vazhdojnë edhe gjatë pasdites së sotme.

Është parashikuar një listë me 10 folës, dhe mes tyre kryetari i PD-së. Nga burimet mësuamse pjesë e diskutimeve do të jenë artistë dhe njerëz të angazhuar në shoqërinë civile. I vetmi zë politik do të jetë kreu i PD-së Lulzim Basha.

Deputetët në qarqe po shpërndahen në zonat ku janë caktuar për të organizuar autobusët që do të sjellin protestuesit në Tiranë.

 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    maskara dreqi

  2. Anonymous says:

    jeni ka hani mut

Komento

Artikull i Rekomanduar:
BOOM denoncon skandalin: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Administratives(Emisioni i plotë, 20 mars 2017)

Close