Basha: Një qeveri e kapur nga krimi sjell pasiguri edhe për Evropën
21/04/2017 - 16:31

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lëshoi një deklaratë në rrjetin social, Facebook, ku thekson se një Shqipëri e sigurt kontribuon për një Evropë të sigurt, ndërsa një Shqipëri që ka humbur kontrollin e territorit sjell pasiguri edhe në Evropë.

Basha: Beteja jonë për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë dhe për një Shqipëri të lirë nga droga dhe krimi, nuk është vetëm për fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është betejë edhe për Evropën, edhe për Amerikën, sepse është betejë për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët.

Një Shqipëri e sigurt, kontribuon për një Evropë të sigurt. Një Shqipëri demokratike dhe e fortë kontribuon në partneritetin strategjik dhe sigurinë euroatlantike. Ndërsa një Shqipëri që ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve, me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Evropën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liria, demokracia dhe mirëqeverisja janë të vetmet garanci për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien, për sot dhe për nesër.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close