Vizita - Basha drejt SHBA-së, takime me zyrtarë të lartë për situatën në Shqipëri
21/03/2017 - 11:04 Nga: Everest Dedaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot nis udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  për një tur takimesh me zyrtarë të lartë.

Basha, do të diskutojë në SHBA, për situatën poltike në vend dhe për protestën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pritet që ai të konfirmojë qëndrimin se pa largimin e kryeministrit Edi Rama dhe garantimit të një qeverie teknike, nuk mund të kete zgjedhje.

Për  rreth 10 ditë  Basha,  nuk do të jetë në çadrën e protestës në bulevard, pasi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të udhëtojë drejt Maltës, ku me 27 mars mbahet samiti i Partive Popullore Europiane, pjesë e te cilave është dhe Partia Demokratike  e Shqipërisë.

Në takim me zyrtarët amerikanë por dhe zyrtarët europian, Basha do të kërkojë mbështetje për kauzën e opozitës  për qeveri teknike që sipas tij garanton zgjedhjet.   

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close