Kuvend - Basha: Marrëdhëniet me Greqinë në nivel zero. Me Serbinë, pa efekt
12/09/2017 - 10:11

Në fjalën e tij në Kuvend, kryetari i PD, Lulzim Basha u ndal edhe në marrëdhëniet me vendet fqinje.

Me Italinë dha kryeopozitari Basha marrëdhëniet kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa me Greqinë ato janë në nivel zero.

Sipas tij në vend të tyre, Rama vuri prioritet marrëdhëniet me Serbinë, por që edhe atë përvec batutave me Vucic nuk kanë sjellë asnjë efekt

Basha: Rama 1 është qeveria që marrëdhëniet me dy partnerët kryesorë tregtarë, ekonomik dhe politik të vendit Italinë dhe Greqinë i ka kthyer në nivelin e kohës së komunizmit.

Marrëdhëniet me Italinë kanë humbur çdo përmbajtje, ndërsa ato me Greqinë kanë qenë zero, saqë për herë të parë në vitet e tranzicionit nuk ka patuar as këmbim vizitash në nivel kryeministri Greqi –Shqipëri.

Në vend të tyre “Rama I” vuri si prioritet marrëdhëniet më Serbinë, por që edhe atë përvec batutave me Vucic nuk kanë sjellë asnjë efekt, madje as zhbllokimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën, që Serbia e mban të bllokuar.

Replika e Bushatit

Në replikë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi se raportet me fqinjët bazohen në respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe se prioritet i politikës së jashtme është forcimi i rolit të shqiptarëve në rajon.

Për ne raporti me Greqinë dhe fqinjët tanë të nderuar bazohet mbi frymën europiane dhe respekti për të drejtën ndërkombëtare

Së treti fokusi i politikës së jashtme ka të bëjë me rolin e shqiptarëve në rajon si faktor shtet ndërtues dhe promotor të europianizimit të vendit.

 Në këtë konteskt dua të veçoj marrëdhëniet me Kosovën me të cilët do të thellojmë  partneritetin strategjik dhe praktikën e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive që ju fillimisht e përqeshët.

Sepse thellimi i kësaj marrëdhënie është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për prespektivën  europiane sepse besojmsë se udhëtimi drejt BE kalon përmes  normalizimit të  marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor.

Ky normalizim kërkon përkujdes për shqiptarët në rajon. Politika e jashtme nuk mund të kuptohet pa përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe këtu rol kryesor luan  diaspora

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close