Basha kthehet nga SHBA: Takimi me Trump i jashtëzakonshëm
15/06/2017 - 13:15

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zbriti rreth orës 13:00 në aeroportin “Nënë Tereza” pas vizitës së rrufeshme në SHBA. Në dalje u prit nga një grup mbështetësish të cilët në duar mbanin flamuj shqiptarë dhe amerikanë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha vlerësoi si të jashtëzakonshëm takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke shtuar se është mëse i vendosur për projektin e tij për një republikë të re.

Lulzim Basha: “Jeni nga Tirana, Fushë-Kruja, nga zona perreth mesa po shoh. Ju falënderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këta flamuj që valëviten krahë për krahë me aleatin tonë të madh strategjik, SHBA, nga e cila po kthehem nga një takim i jashtëzakonshëm me presidentin Donald Trump.

Në një vizitë të shkurtër gjatë një jave domethënëse, javës së Shtëpise se Bardhë kushtuar  prioritetit numer një dhe për ne, punesimit, stazheve, financimit te studenteve per krijimin e vendeve të punës.

Po aq të jashtëzakonshëm, Basha e quajti mbështetjen e presidentit amerikan. 

Lulzim Basha: I jashtëzakonshëm takimi me përshtypjet me të paharrueshme, e jashtezakonshme mbështetja e Trump për Shqipërine dhe shqiptarët.

Duke iu rikthyer fushatës elektorale, kryetari i PD-se tha se pas takimit me presidentin amerikan është edhe më i vendosur me projektin e tij të Republikës së re.

Lulzim Basha: “Edhe 10 ditë na ndajnë për t’u ndarë njëherë e mirë me Republikën e mashtrimeve, drogës, krimineleve dhe për t’i hapur derën Republikës se qytetarëve, ekonomisë së fortë dhe të nesërmes së sigurt.

Kjo është ajo që presim të gjithë, kjo është ajo për të cilen po luftojmë ditë e natë, apo jo, kjo është ajo që pret bota nga ne, aleatët nga ne, ndaj mos të harxhojmë asnjë minutë, le të marshojmë çdo ditë drejt republikës së qytetareve”


 

Basha sot ne “Arena” ne Ora News 

Ndërkohë sot në 21:00 kreu i PD-së Lulzim Basha do të jetë i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News për të folur më shumë për takimet intensive nga çadra në Shtëpinë e Bardhë, nga takimi me Edi Ramën tek ai me Donald Trump.

Brenda 30 ditësh Lulzim Basha ka bërë kthesat më të forta në 12 vitet e prezencës së tij publike. Brenda një nate fshiu të gjithë gardën e vjetër të PD-së dhe brenda një jave ka sulmuar si asnjëherë tjetër Ilir Metën.

Cila është marrëveshja me Edi Ramën?  Cfarë bisedoi me Donald Trump? Çfarë përfaqëson Republika e Re? Na ndiqni sot në ora 21:00 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close