"Fake News" - Basha jep medaljet e turpit për tri media
21/04/2017 - 14:26

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi disa media sot sipas të cilit kanë dhënë lajme “Fake News”, ose lajme të rreme, duke u dhënë sipas tij “medaljen e turpit”.

Basha: Vetting menjëherë pas qeverisë teknike sipas konsensusit të 22 korrikut. Nuk ka nevojë të presim për zgjedhjet dhe nuk mund ta kushtëzojmë me zgjedhjet këtë. Fake news pra. Top Channel e merr medaljen e parë, sepse thotë Basha Vettingu pas zgjedhjeve sepse unë sapo kisha thënë që Vettingu nuk ka nevojë të presë zgjedhjet. Medaljen e dytë, e merr Balkanweb sot dhe për fat të keq edhe Panorama, e cila ka mbajtur disi atë reputacionin e vet për media të pavarur.

Sot e zhgërreu edhe Balkanweb, i njëjti grup. Medaljen e javës së turpit, sigurisht kanë kohë të reflektojnë, jo vetëm për këtë lajm, por ky është kulmi. Nënsekretari amerikan i Shtetit theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje.

Thuhet në një komunikatë të nënsekretarit amerikan të Shtetit për takimin e ministrit tonë të Jashtëm, rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje, që do të thotë harroje Edi Rama se mund të bësh zgjedhje pa opozitën. Kjo kërkesë e arsyeshme e standardit të demokracisë më të madhe në botë, e merr Balkanweb me porosi të këtij këtu (bën me shenjë nga Kryeministria) dhe na e kthen në ultimatum për opozitën.

Ky shkruan traktin, ua çon mediave të kapura dhe pastaj e merr nga mediat e kapura dhe thotë shiko çfarë lajmi i madh. Vetë e shkruan në darkë, në mëngjes ia publikojnë mediat e kapura dhe në drekë e citon si lajm. Fake News Balkanweb. Lajme false. Turp të keni. Peshku është qelbur nga koka, rrini larg kokës së qelbur. Këto janë medaljet e javës për Fake News dhe që nga sot do t’i strukturojmë pak më mirë. Këto të dyja nuk kishin si të mos meritonin vendin e parë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close