Reagim - Basha: Ja kush janë 3 kokat e trafikut të drogës që duhet të arrestojë Rama
31/07/2017 - 14:14

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka denoncur me emra kokat e trafikut të drogës, që sipas tij Rama duhet ti arrestojë. 

Në një reagim për mediat, Basha përmend tre emra, Sajmir Tahirin si personin që ktheu Shqipërinë në plantacion droge, Klement Balilin si trafikantiin më të madhe të drogës, dhe vëllain e Fatmir Xhafës si një nga më të kërkuarit në Europë për trafik droge.

Reagimi i Lulzim Bashës

Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij,si kurrë ndonjëhere. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.

Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close