31 ditë protestë - Basha-Ramës: Jemi këtu që të mos përfundosh si Duçja, ik sa më shpejt
20/03/2017 - 12:00 Nga: Everest Dedaj

Edhe pse 31 ditë protestë në Bulevard dhe në skenën politike nuk ka ndryshuar asgjë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, shprehet i bindur se do ta fitoi kauzën për qeveri teknike, që garanton zgjedhje të lira.

Basha: Misioni ynë, këta misionarë janë të paqes sepse duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë dhe shqiptarët e thjeshtë. 

Basha, iu referua shkrimit të publicistit Aurel Plasari, për t’i kthyer përgjigje deklaratës së një dite më parë të kryeministri se zgjedhjet do të zhvillohen dhe pa Partinë Demokratike.

Basha: Edi Rama ta dish se jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, që të mos përfundosh si Duçja. Republika e re do garantojë që as ti dhe asnjë nga republika e vjetër të mos përfundojnë si Duçja.

Por pavarësisht se i përmendi mënyrën se si vdiq Duçja, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u kujdes të theksonte se protesta do të jetë paqësore duke përjashtuar radikalizmin e qëndrimeve.

Basha: Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë jo në zyrë. Ne jemi këtu si patriotë, demokratë, si njerëz të një lëvizje të madhe të paprecedentë në historinë tonë, që është mbi të gjitha një lëvizje qytetare dhe një lëvizje paqësore.

Basha tha se nuk do pranohen zgjedhje fasadë, ndaj i bëri thirrje kryeministrit të pranojë qeverinë teknike.

Basha: Hiqe nga mendja se ka rrugë tjetër, sa do të shpifësh ti dhe këta zullapë që mi ke shpërndarë në disa media zullape të blera, kanale qeveritare të cilat nga mëngjesi deri në darkë kanë marrë për detyrë përkundër pagesave të majme që i paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe paratë e ndyra të drogës.

E vërteta është e thjeshtë, nuk ka pasur që prej viteve ’90 lëvizje më europiane dhe euroatlantike. Nuk do ketë zgjedhje fasadë. Bëj derman vetes, na e kurse dhe ne gjithë këtë hare dhe gëzim dhe rritjen e rradhëve ditë për ditrë, bëhu i zgjuar, jep dorëheqjen, hape rrugën për qeveri teknike dhe zgjehdje të lira dhe ndershme. Se çfarë do të ndodhë do ta caktojnë qytetarët.

‘Jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, që të mos përfundosh si Duçja’

Kryetari i Partisë Demokratike rezervoi edhe një përgjigje për akuzat se opozita po e çon vendin drejt një destabiliteti artificial.

Duke nënvizuar se kauza e opozitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të triumfojë me qëndresë paqësore, Basha i tregoi Ramës se po të jetë puna për karshillëk 18 shkurti i dytë e gjen në Lanë.

Basha: Edhe Edi Rama i cili dje në monolog pranoi se Shqipëria është në anomali, sigurisht nuk i njohu vetes përgjegjësisë për këto anomali që janë përgjegjësitë e drogës, krimit në pushtet, korrupsionit galopant që ja kanë shkruar të zezën mbi të bardhë SHBA dhe BE. Tha se megjithëse është në anomali unë do ti shkoj deri në fund.

Përgjigjen më të mirë ja dha një nga gjigandët e mendimit intelektual, Aurel Plasari, ku i tha: Mos o djalë se do përfundosh si Duçja. Edi Rama ta dish se jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, që të mos përfundosh si Duçja.Republika e re do garantojë që as ti dhe asnjë nga republika e vjetër të mos përfundojnë si Duçja. Edi Rama ti je i ikur.

Misioni ynë, këta misionarë janë të paqes sepse duam që ikja jote të ketë sa më pak kosto për Shqipërinë dhe shqiptarët e thjeshtë. Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë jo në zyrë. Por jemi këtu si patriotë, demokratë. Ska gjë, do të qëndrojmë më gjatë. Në fakt ne na pëlqen të qëndrojmë këtu.

Ky shesh është pagëzuar tashmë, domethënia e tij për sot dhe nesër ka hyrë në histori. Me vendosmërinë dhe qëndresën paqësore këtu do ti sigurojmë Shqipërisë jo vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme por dhe fytyrën dhe parametrat e vërteta të një vendi europian të gatshëm për anëtarësim në BE. Do ta bëjmë këtë shërbim.

Deklaratat e Bashës u bënë nga çadra e protestës gjatë një takimi me të rinjtë.

Basha: Kemi një shpresë dhe kjo është rinia shqiptare. Në këtë shesh rinia e ka thënë fjalën e saj që prej ditë së parë për të mos e lënë më Shqipërinë kështu siç ka qenë.Kur e themi ne është një propozim, kur e thotë rinia është vendim dhe do bëhet realitet. Do ju them sot se Repubika e re para së gjithash është republika juaj, të rinj dhe të reja shqiptare.

Deri para 31 ditësh këtu në këtë shesh tundeshin hijerëndë të korruptuatrit, të inkriminuarit e veshur me pushtet sa në zyrat e shtetit, sa në zyrat e njëri-tjetrit, sa në restorante ku fryhen ditë për ditë nga paratë e grabitura nga gjaku dhe djersa e popullit. Ky sheshi qëndror i qytetit qëndror të kombit shqiptar ishte prona e tij.

Sot dhe mot ky shesh dhe gjithë Shqipëria do jetë prona e të rinjve dhe të rejave shqiptare. Ja si ka filluar të tërhiqet dalëngadalë dallga e vjetër e republikës së krimit, të struket pas fasadave, të mërmërisë me veten e vet fjalë pa kuptim.

 /Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close