Takimi - Basha diskuton me aleatët mundësinë që të mos regjistrohen në zgjedhje
19/05/2017 - 14:16

Pas rreth dy orësh diskutime me aleatët opozitarë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka diskutuar me ta mundësinë e regjistrimit në zgjedhje vetëm të Partisë Demokratike, ndërsa partitë e vogla të punojnë për të.

Marrëveshja e arritur midis PD-së dhe PS-së, përjashton mundësinë e regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore, çka do të thotë se partitë e vogla nuk mund të marrin mandati deputeti për shkak të sistemit, që favorizon partitë në koalicione dhe në rastin kur nuk ka koalicion, favorizon dy partitë e mëdha.

Më herët, Basha zhvilloi një takim edhe me drejtuesit e PD-së në rrethe, duke u kërkuar angazhim për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Cfare parashikoi marrëveshja Rama-Basha: Zgjedhjet më 25 qershor, PD merr zv/kryeministrin e 6 ministra teknikë

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close