Protestë para Bashkisë - Banorët e Torovicës kërcënojnë me bojkot nëse s’ndërtohet rruga
21/04/2017 - 13:38 Nga: Elvis Hila

Mungesa e rrugës ka hedhur në protestë qindra banorë të 4 fshatrave të zonës së Torovicës në Lezhë.

Ata protestuan për dy orë para Bashkisë së qytetit duke bllokuar dhe hyrjen e institucionit.

Banorët thonë se rruga që i lidh me Balldrenin është shkatërruar plotësisht, duke u bërë e pakalueshme dhe në këtë situatë është në rrezik jeta e çdo të sëmuri.

Ata kërcënojnë me përshkallëzim të protestës dhe bojkot të zgjedhjeve nëse problemi nuk do të marrë zgjidhje, pasi sipas tyre premtimet nuk kanë muguar në çdo fushatë elektorale, por që ka munguar ndërhyrja.

Rruga Balldre-Torovicë me gjatësi 15 km është dëmtuar plotesisht prej disa vitesh, duke penalizuar 6 mijë banorë dhe bujqësinë në këtë zonë.

Në mungesë të zgjidhjes banorët kanë deklaruar se do ti vijojnë protestat, deri në bllokim të superstradës Lezhë-Shkodër.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close