Rrezikojnë jetën - Banorët e Papërrit në Elbasan: Të ndërtohet rrugë dytësore për nxënësit
20/03/2017 - 13:26 Nga: Belinda Ruçaj

Janë dhjetëra fëmijë të shkollës 9 vjeçare dhe të mesme, që rrezikojnë çdo ditë jetën, pasi u duhet të kalojnë rreth 1 km rrugë makine në këmbë për të shkuar në shkollë. Nxënësit thonë se kanë parë të ndodhin aksidente dhe se ndihen të rrezikuar. Së bashku me prindërit kërkojnë ndërtimin e një rrugë dytësore ose një korridori me barriera për të shmangur rrezikun nga makinat.

Fëmijët e dy lagjeve në Papërr të Elbasanit rrezikojnë seriozisht jetën, teksa shkojnë çdo ditë në shkollë nëpërmjet rrugës kombëtare.

Është rreth një kilometër rrugë që përshkohet në këmbë që i rrezikon jetën për shkak të lëvizjes së automjeteve.

Fëmijët thonë se kanë parë të ndodhin shumë aksidente përgjatë aksit që ata përshkojnë çdo ditë për në shkollë.

Prindërit kërkojnë zgjidhje për këtë çështje që sipas tyre vazhdon prej kohësh.

Ata propozojnë ndërtimin e një rrugë dytësore, apo një korridori me barriera për të ulur sadopak rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre.

Ata shtojnë se Bashkia duhet të sigurojë transportin e nxënësve.

E kontaktuar, bashkia e Elbasanit shpjegon se janë vënë në dispozicion mjete transporti, por nxënësit nuk i përdorin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Changes in government, Parliament approved the new ministers

Close