Balla: Ndërmjetësi i CEZ i lidhur me djalin e Sali Berishës
11/01/2017 - 16:49

Kreu i komisionit hetimor për CEZ, Taulant Balla thotë se veprimtarisë së komisionit në lidhje me privatizimin e OSSH-së nga kompania CEZ, janë njohur edhe me disa prova të reja.

Sipas deklaratës së shpërndarë nga Partia Socialiste, bëhet fjalë për një person që quajtur Nuel (Nue) Kalaj, “i cili sipas dëshmive të ka qenë ‘sekseri’ i martesës mes qeverisë shqiptare të asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha dhe kompanisë CEZ”.

Në deklaratë thuhet se Komisioni ka administruar nga një bankë e nivelit të dytë disa llogari bankare të Nue Kalaj, “i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare disa milionë euro. Këto shuma me pas i ka tërhequr cash me 16 qershor 2009, vetëm pak dite para zgjedhjeve të vitit 2009”.

Komisioni ka kërkuar informacione shtesë nga banka se pse paratë janë transferuar tek ky person dhe se ku i ka çuar paratë cash personi në fjalë.

“Ai ka qene i lidhur me të birin e Kryeministrit të asaj kohe Sali Berishës. Kjo kuptohet qartë në këtë e-mail ku drejtori çek në Shqipëri, Josef Hejsek i thotë n/drejtorit të CEZ-it në Pragë Tomas Pleskac, se do ta priste bashkë me Nuelin ne aeroport ne sallonin VIP. Hejseku thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me te birin do ta shtyjmë për nesër pas ardhjes se Kryeministrit. Pra kuptohet qe Tomas Pleskac (n/drejtori i CEZ-it ne Prage) se bashku me Hejsekun dhe të tjerë janë takuar me Kryeministrin dhe pastaj me te birin e tij”, thuhet në reagim.

11

E publikuar nga PS

110

E publikuar nga PS

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vetting law, Constitutional Court publicized its decision about the law

Close