Reagimi - Balla: Basha të mos e çojë ndërmend bllokimin e rrugëve
21/04/2017 - 16:13

Nga qyteti i Librazhdit deputeti Taulant Balla komenton deklaratat e kryetarit Lulzim Basha për përshkallëzimin e protestës me bllokimin e akseve kryesorë në vend të hënën e javës së ardhshme

Në një takim me banorët e zonës, Balla thotë se shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politik të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e shqiptarëe, dhe akuzon Bashën se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje sepse ka frikë nga vettingu

“Lojërat e vitit 1997 dhe rreziqet që ato mbartin në vetvete nuk duhen rikthyer më në Shqipëri. Shqiptarët nuk meritojnë të kenë drejtues politike të cilët vënë interesin e tyre politik mbi interesin e Shqipërisë sepse interesi politik i Lulzim Bashës sot është mospjesemarrja në zgjedhje për shkak të frikes nga Vettingu dhe frikës nga rezultati i zgjedhjeve.

Të kesh frike nga vota e popullit do të thotë të mos dish të respektosh popullin tend, atë popull që të ka dhene mandatin per te qeverisur.

Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashes dua t’i them se është mirë të mos i çojë ndërmend ato deklarata të papërgjegjshme që ai i hedh si shashka.

Të mos ta çojë ndërmend Lulzim Basha të bllokojë rrugët sepse shqiptarët kanë plot halle, njerezit duhet të shkojnë në punë, në shkollë apo në spitale. Çdo përpjekje për destabilizim është kundër interesave të Shqipërisë”

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close