Loja vrastare - “Balena blu”, famulltari i Shkodrës porosit prindërit: Kujdes fëmijët!
15/06/2017 - 10:29 Nga: Bepin Kolvataj

“Balena blu” po kthehet në vrasësen e heshtur të të rinjve. Alarmi për këtë program të shpërndarë në rrjetet sociale është përhapur kudo.

Nga mesha e shenjtë në katedralen e “Shën Shtjefnit” ku bëri kungimin e 70 fëmijeve, famullitari i Shkodres dom Artur Jaku zgjodhi pikërisht përpara këtij brezi dhe prinderve të tyre të jape disa porosi.

Pasi ishte njohur me 3 raste të tilla të lojës vdekjeprurese, ai apeloi që institucionet shtetërore, kisha, shkolla dhe familja, të gjitha sebashku të veprojnë përballë këtij rreziku që po shkatërron një brez të tërë.

Artur Jaku: Vetëm sot kam pas disa raste prej fëmijëve që frekuentojnë kishën ku një prej tyre më ka thënë që dom Artur, motra ime e ka prerë dorën këtu që të bëjë shenjën e balenës, duke rrezikuar me pre dhe damarët.

Skllavëri moderne e quajti atë që sot po përjeton bota nga teknologjia, ku përherë e më shumë rinia është e pambrojtur dhe e kërcënuar nga lloj-lloj rreziqesh.

Artur Jaku: Më besoni nëse i shihni fëmijët tuaj se janë të mërzitur. Simpomat janë: Shumë herë të mërzitur, ngrihen natën, dalin nga shtëpia, nuk shkojnë në shkollë, nuk hanë ushqim  se kështu funksionon loja dhe deri sa i çojnë me u hedh prej apartamenteve, prej lartësive të ndryshme deri sa i çojnë në vetëvrasje.Është hapur në mënyrë të fuqishme, kujdes!

Duke kërkuar që prindërit të flasin me fëmijët, t’i kontrollojnë në veprimet e tyre në internet, por edhe rreth sjelljes që kanë në shkollë apo shtëpi, famullitari i Shkodres e mbylli fjalën e tij duke dhënë mesazhin se: “Bota e internetit, duke qenë e pakufijshme është edhe e pakontrollueshme. Nuk e dimë se çfarë gjendet aty’.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close