Azilkërkuesit, Çako: Penalizim kush konstatohet me shkelje në vendet e BE
10/08/2017 - 17:28

Urdhëri për kontrollin e rreptë të shqiptarëve që kërkojnë të lëvizin në një nga vendet e BE është kthyer në detyrim në pikat kufitare. Për këtë qëllim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për  Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj inspektuan Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë -Thanë, për të parë nga afër zbatimin e masave për sezonin turistik, dhe masat e shtuara për parandalimin e azil kërkimit.

Haki Çako: Të gjithë shtetasit shqiptarët që deportohen ose kthehen në shkelje të konstatuar në vendet e BE jo vetëm që penalizohen në të drejtën e tyre për të lëvizur por do të kontrollohen rreptësisht për të qarkulluar në këto vende.

Por Çako thekson se tashmë ka në ulje të numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil.

Haki Çako:  Numri i azilkërkuesve ka rënë ndjeshëm pasi edhe shtetasit shqiptar janë ndërgjegjësuar janë orientuar qartazi pasi mënyra për të punuar në BE është ajo e ligjshmja.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar dhe një takim me Drejtorin për Kufirin e Rajonit të Ohrit Xhelal Lata. Gjatë bisedës u vlerësua realizimi i projektit të patrullimit të përbashkët në të dy vendet gjatë sezonit turistik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close