Tiranë - Avioni i linjës Ankona-Tiranë pëson defekt menjëherë pas nisjes
07/07/2017 - 15:37 Nga: Alba Kepi

Një avion i kompanisë Mistral Air që udhëtonte nga qyteti i Ankonës në Itali drejt Tiranës ka pësuar difekt menjëherë pas nisjes së tij duke shkaktuar frikë e panik tek pasagjerët.

Rreth orës 11:00 të paradites së sotme avioni i sapo nisur nga aeroporti Falkonara i Ankonës me 66 pasagjerë ka pësuar një defekt, për shkak të një qarku të shkurtër elektrik i cili ka lëshuar tym në kabinën e pilotimit.

Avioni në atë momente po fluturonte mbi territorin e Porto Sant’ Elpidio e piloti është rikthyer duke bërë një ulje të detyruar në aeroportin e Falkonarës.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e zjarrëfikëses së aeroportit që kanë shuar vatrën e tymit.

Mjaft e kuptueshme frika e paniku tek udhëtarët e personeli i avionit të cilët janë në gjëndje mjaft të mirë shëndetësore e në pritje që gjatë ditës kompania Mistral Air t’i komunikoj një fluturim tjetër drejt Tiranës.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close